"SkampA" online

Sport














Home | Historia e Elbasanit | Shtrirja gjeografike | Turizmi | Tregetia dhe biznesi | Bujqesia | Industria | Figura te shquara | vende per te vizituar | Links





firduzgjevori.jpg
Firuz Gjevori

Profil

______________

 

 

Me Firduz Gjevorin, trainerin e hendbollit

 

Nga EDI TOSKA

 

 

 

 

Duke bere xhiron e mbremjes tek qendra e qytetit, tradite kjo e shume elbasanasve, syte na kapin midis nje turme te madhe njerezish mesuesin, sportistin, tranierin dhe handbollistin  Firduz Gjevori. E takojme me respekt. Shkembejme pyetje te sinqerta duke mos e pare prej kohesh ne qytet (arsye emigrimi).

Na fton per nje caj te ftohte ne kete vape gushti, ulemi me kenaqesi prane lokalit te ish futbollistit Mehmet Karaj tek qendra e qytetit dhe natyrshem nis biseda.

Eshte nxenes i shkolles K.Kristoforidhi ne 8-vjecare. Mbas mbarimit te 8-vjecares natyrshem lind deshira per te pushtuar fushen e sportit dhe ashtu ndodhi, Firduzi fiton te drejten per te vazhduar Teknikumin e Fiskultures ne Tirane (viti 1964) dhe mbas 3 vjetesh perfundon shkelqyeshem shkollen. Emerohet mesues i edukimit fizik ne fshatin Pajove te Elbasanit. Punon me shume sukses per nje vit rrjesht, dhe me 1 shtator 1968 kalon si student ne IKFVJ Tirane. Pozicionohet si student ne profilin e lojrave me dore (peng i tij profili futboll).

Bashkestudentë me te kane qene edhe elbasanas si znj Ida Zaimi, z. Reiz Halili, z.Mustafa Shengjini, z.Dashamir Vyshka e te tjere. Mbasi kthehet nga zbori emerohet mesues me kohe te pjesshme tek Industrialja (sic i thonin atehere) sot "Sali Ceka", pjesen tjater te normes e plotesonte si inspektor prane klubit shumesportesh me shef klubi z Shyqyri Hyskja dhe kryetar te komitetit te fiskultures te nderuarin z Dhimiter Bardhi. Firduzi i mbulonte ne klub radioamatorizmin, ciklizmin, hipizmin dhe turizmin. Mbas nje pune te sukseshme ne kete pozicion prej nje viti, fillim shtatori viti 1972, e gjen mesues definitiv tek shkolla "Qemal Stafa", dhe tranier me nje ekip volejbolli femijsh ne moshen 9-10 vjec, me pas tek te rinjte. Ne kete shkolle funksiononin ato qe ne i quanim klasa sportive dhe hera-herez organizohesh kampionate midis shkollave dhe kjo shkolle zinte shpesh vend nderi, dhe kjo i dedikohej seriozitetit dhe rregullsise se Firduzit. Me vone Firduzi drejton te rinjte ne volejboll per 2-3 vjet resht dhe vjen suksesi, i pari ne grup dhe ne finale humb me studentit (kuptohet hidherimi i Firduzit, i paimagjinushem). Ne vitn 1983 kalon mesues ne Godolesh si mesues, viti 1993 e gjen ne shkollen e kompletuar "Naim Frasheri", tradite qe ajo e ruan dhe sot. Viti 1995 Firduzin e gjen ne emigracion ne Angli (familjarisht ku ai vazhdon edhe sot). Ne profilin tone per Firduzin duam te rendisim nje CV mjaft te pasur qe ai ka ne fushen sportive:

·        Arsimi IKFVJ Tirane,
5 vjet tranier i ekipit kombetar ne hendboll,

·        Kualifikim 1 mujor ne Teramo te Iitalise,

·        Kategorine e pare tranier hendbolli te licensuar,

·        Eshte anetar i federates te hendbollit prej shume vitesh.

Nje janar te 87 hapet ekipi i hendbollit dhe me porosi te shefit te klubit, te ndjerit Shpetim Gjevori, prezantimin e tranierit (Firduzit) e ben i derguari Uran Begolli. 23 mars '89 aktiviteti zyrtar, kupa "studenti", Elbasani shpalllet fitues i kesaj kupe. Per habi trofeu u dha ne nje forme shume bajate.....

18 deri 23 nentor 1989 -Elbasani fiton kupen "45vjetori", zhvilluar ne Elbasan.

19 - 23 dhjetor ne Tirane, kampionati i pare kombetar - Elbasani ze vend te katert

26-30 mars 1990 kupa e federates se lojrave me dore - Elbasani fitues i kupes.

7,8,9 janar 1991 - Elbasani kampion kombetar.

28 janar 1991 deri me 1 shkurt 1991 - Elbasani fitues i kupes se Republikes.

19 prill 1992 ne Tirane kampionati i pare kombatare per te rinj - Elbasani kampion.

19 qershor Elbasani kampion vendi.

7,8,9, qershor 1993 Elbasani kampion.

 Edhe jashte vendit sukseset jane te dukshme viti i pare ne Struge 1989- miqesore.

Ne 1992, ne Lojrat e Mesdheut me tranier Firduzin, ekipi kombetar ze vend nderi ne Kupen Ballkanike.

Ne Izmir te Turqise perseritet suksesi, ne Arad te Rumanise, ne Shkup kampionat ballkanik. Firduzi ka si hobin e tij notin dhe nuk vecon tenisin.

Firduzi ka 2 femije te rritur, djalin Elis 18 vjec dhe vajzen Ani 19 vjec, bashkeshortja Flora nje mesuese dhe drejtuese e kompletuar.                                                 

                                                                                                           

7 Gusht 2006

Futboll:


Elbasani,bum në mëkato,por priten edhe largime.

 

Kampionët duken se janë udke menduar për të bërë një revolucion në ekipit e tyre përpara dhe prapa takimeve të ligës së kampioneve. Burime të rezervuara për Gazetën Skampa bëjnë të ditur se duken thuajse të sigurta marveshjet për afrimin e Dorian bylykbashit, Julian Ahmataj si dhe brazilianit Leandro te skuadra e Elbasanit.

Ndërkohë që në kampin e verdhebluve lakohen edhe emra të tjerë futbollistësh që por për momentin nuk bëhen të ditur. Ndërkohë që thuajse nga skuadra e Elbasanit priten të largohen mbi gjashtë futbollist  të cilët u kurorëzuar kampion një pjesë e tyre edhe nga pakënaqësia që nuk kanë luajtur hsuëm minuta,por edhe sepse me ardhjen e disa futbollistëve cilësorë duken se vendet për ta janë akoma e më të kufizuara..

 

Koment:

 

Daja,Faleminderit Elbasan.

 

Pa frikë mund të drejtojë një skuadër të madhe ndonwse ai vetë i ndrojtur në natyrën e tij e ka shprehur qartë se nuk do të drejtojë për një kohë as një skuadër në superligë ndonëse ofertat për ish, Dinamovitin nuk mungojnë. Padyshim që Ilir Daja nuk do të jetë më trajner i Elbasanit pas takimeve të ligës së kampioneve këtë gjë e ka shprehur dhe vetë tekniku i cili mund të marë drejtimin e ndonjë ekipi kombëtar për moshat. Por në rast se Skënderbeu nuk do të jetë pjesë e superligës Daja me shumë mundësi mund të kalojë në krye të stolit Korcar ndonëse kjo për momentin duket një pistë shumë pak e besueshme. Një gjë është e sigurt se Elbasani nuk do të ketë më trajner Ilir Dajën pas disa javësh do ti duhet të mendojë për një tjetër emër ndoshta  jo shumë të njohur për të ruajtur zakonin tradicional të kryesuar nga presidenti Laze. Pas ligës së kampioneve Daja ka mundësinë për tu përkulur përpara stadiumit Ruzhdi Bizhuta duke thënë me zë të lartë Faleminderit Elbasan.