"SkampA" online Kulture |
|||||
Eksluzive _____________________________________________________________________________ Studiuesit shqiptare ne
Arkivin Sekret tė Vatikani gjate gjithe historise Dr. Musa Ahmeti - Dihet
tashme jo vetem prej lexuesit te specializuar, por edhe prej lexuesit te gjere qe Arkivi Sekret i Vatikanit eshte nje nder
arkivat me te pasur ne bote, dhe kjo kryesisht per shkak te rolit qendror qe ka luajtur Selia e Shenjte ne historine e Evropes
qe prej mesjetes se hershme. Fakti qe Arkivi Sekret i Vatikanit eshte nje nder arkivat me te pasur per historine e trojeve
shqiptare, megjithate, nuk eshte kaq i ditur, per shkak te hulumtimeve te pamjaftueshme qe jane bere ne kete arkiv per kete
qellim. Studiuesit shqiptare, qe kane pasur mundesine dhe rastin te hulumtojne dhe studiojne deri me tani ne ASV jane shume
te pakte (4 studiues, gjate gjithe historise se popullit tone), edhe pse koheve te fundit nga disa historiane dhe albanologe
eshte pohuar se kane bere kerkime shkencore ne ASV, gje qe nuk eshte e vertete, respektivisht pohimet e tilla jane genjeshtra.
Sipas te dhenave zyrtare, te nxjerra nga Archivio Segreto Vaticano, qe kur mbahen shenime per studiuesit, te cilet kane hulumtuar
aty, madje edhe me pare se te hapej per studiuesit, historianet dhe te tjeret, del se i vetmi studiues deri afer fundit te
shekullit XX, ishte imzot dr.Gjon Nikolle Kazazi. Gj. N. Kazazi eshte i pari studiues shqiptar, qe beri hulumtime ne ASV gjate
vitit 1744. Qe prej ketij viti deri ne vitet ’90 te shekullit XX, nuk ka pasur studiues te tjere shqiptare ne kete arkiv.
Dr. Pranvera Bogdani, specialiste e mesjetes per periudhen e para pushtimit osman, eshte ajo qe vjen pas Gj. N. Kazazit ne
ASV. Ajo beri hulumtime shkencore ne ASV gjate viteve 1992-1993. Pas P. Bogdanit, ishte dr. Musa Ahmeti, specialist i mesjetes
per shekullin XV, perkatesisht per epoken e Skenderbeut, ai ben hulumtime shkencore ne ASV, qe nga viti 1994. Hulumtimet i
vazhdon edhe sot. Dr. Etelva Lala specialiste e mesjetes per shekullin XIV, vazhdon te beje hulumtime shkencore ne ASV qe
nga viti 2000. Fusha e saj e studimit perfshin marredheniet e “Regnum Albanie” dhe te trojeve te tjera shqiptare
me Seline e Shenjte ne shekullin XIV. Hulumtimet i vazhdon edhe sot. Pra, sic shihet, Arkivi Sekret i Vatikanit eshte studiuar
mjaft pak nga studiuesit shqiptare deri me sot. Mundesia e studiuesve shqiptare sot, por edhe e brezit te ri per te kryer
hulumtime dhe studime ne keto arkiva, mbetet akoma e vogel, pasi jo vetem qe paleografia sot nuk po studiohet e ushtrohet,
por, ajo madje po zhduket pothuajse fare edhe si koncept neper universitetet tona, e si shkak mesa duket per keto lende eshte
mungesa e pergatitjes se duhur ose mosnjohja e mire e gjuheve klasike latine e greke, etj. Shpresojme se studiuesit e sotem
shqiptare do t’i cojne deri ne fund kerkimet dhe studimet e tyre, duke investuar ne kete menyre ne te ardhmen e vendit,
per te kthyer edhe ate pjese te kujteses se "humbur " te historise se popullit tone dhe per t'i dhene identitet dhe orientim
brezave qe do te vijne. Nderim artistit tė thjeshtė Perpara disa ditesh u nda nga jeta instrumentisti i njohur dhe bashkeqytetari yne Gazeta&Televizioni"Skampa" Profil ______________________________________________________________________ Kirov Ibrahimi u lind ne qytetin
e Shodrės ne 5 janar 1954, ku edhe perfundoi studimet e para ne fushen e muzikes. Ne vitin 1974, ai diplomohet ne degen e
muzikes ne liceun "Jordan Misja" te kryeqytetit. Punoi per vite me rradhe me orkestren frymore te Ushtrise si instrumentist.
Me pas kthehet ne qytetin e Elbasanit ku kontribuoi deri ne fund te jetes ne zhvillimet e formacioneve te ndryshme muzikore
te ketij qyteti me tradita artdashese. Per 20 vjet me rradhe, Kirovi yne ėshte edhe pjese e grupit te instrumentisteve me
ne ze te qytetit ne orkestren e estrades profesioniste dhe ne disa premiera te estrades ka qene edhe dirigjent. Gjate kesaj kohe, angazhohet edhe
si instrumentist dhe solist ne shume koncerte te orkestres simfonike dhe frymore, ku dallohet per talentin, virtuozitetin
dhe profesionalizmin. Me punen e tij, Kirov Ibrahimi ka kontribuar jo vetem ne fushen e ekzekutimit, por edhe ne ate te krijimtarise
ne gjinine e kenges dhe te muzikes instrumentale.Ai ka perfaqsuar artin dhe muziken shqiptare edhe ne vende te ndryshme si
Hollande, Itali e Greqi. Pas viteve '90-te, Kirovi, si shume te tjere ne kerkim te nje jete me te mire emigroi ne Greqi. Duke
mos u shkeputur nga pasioni ndaj muzikes, edhe ne shtetin fqinj ai u be pjese e bandes frymore te qytetit ku jetonte, duke
ushtruar profesionin edhe si mesues muzike tek te rinjte instrumentiste. Kirov Ibrahimi do te perfaqsoje ate plejade te instumentisteve te talentuar elbasanas qe i dhane zhvillim jetes artistike te qytetit tone.
Dt. 1 Maj
Stema e Karl Topias
Stema e Karl Topisė. Ndodhet ne anėn e majtė tė Portalit tė Manastirit te Gjon Vladimirit. Ka formė katerkendeshe dhe pėrbėn jo vetėm njė vepėr arti, por edhe njė nga stemat mė tė rendesishme tė historiė sė heraldikės shqiptare. Ajo paraqet njė luan tė ulur nė njė fron tė vogėl, si edhe njė numėr kryqesh tė tipit latin. Nė stemė janė edhe simbolet e zambakėve, qe pėrfaqsojne stemėn heraldike franceze, anxhuine. Vetė Karli ishte bir nga ana e nėnės i gjakut mbretės i gjakut mbretėor francez, anxhuin
|
||||||||||||||