"SkampA" online

Editorial














Home | Historia e Elbasanit | Shtrirja gjeografike | Turizmi | Tregetia dhe biznesi | Bujqesia | Industria | Figura te shquara | vende per te vizituar | Links





 

 

Skandali tek  "Qemal Stafa": Simptomat e nje semundjeje te gjate dhe te rrezikshme

 

Nga Hektor Ciftja

 

Java qe sapo u mbyll ishte perseri nje nga ato jave qe te ngjeth mishte kur mendon se ku jeton. Mediat lokale folen per njerez qe ne lagjen 5- maji dhe jo vetem ne te ne vend te ujit te pishėm, pine uje te ndotur dhe me krimba, shkatar per shume semundje te njohura dhe te panjohura qe transmetohen brez mbas brezi. Ne Keshillin e Rregullimit te Territorit te Bashkise ndodhin grindje qe te shqetesojne pa mase kur mendon se cfare njerezish dhe praktikash kane ne dore fatin e qytetare. Por ajo qe zuri me shume vend nė medja ishte denoncimi i skandalit korruptiv ne shkollen "Qemal Stafa" nga programi "Fiks Fare". Jo se fenomeni i korrupsionit ne arsim ishte nje gje qe nuk dihej, por berja publike con ne refleksione dhe diskutimin e shqetesimeve. Shqetėsimi i pare dhe i madh per cdo qytetar eshte menyra se si u paraqit kjo ngjarje ne programin "Fiks Fare", ku me shume kujdes u la te mendohej se skandali ne "Qemal Stafa" ishte produkt i nje Elbasani ku ndodhin cudira, qe nga lindja e monstrave biologjike deri tek ryshfetet e mesuesve. Stigmatizimi i Elbasanit si nje kopesht zoologjik ku ndodhin kaq shume cudira nuk i ben mire asnje qytetari qe ndihet krenar per vendlindjen e tij, aq me teper kur kjo deklarohet ne nje program me shikueshmeri mbarekombetare. Kush e mban  pergjegjėsinė per kete stigmatizim, dhe a e meritojme kete. Sigurisht, asnje qytetar nuk meriton asnje lloj stigmatizimi dhe pergjithesimi. Por kush eshte fajtor per kete. Veshtire ta thuash me nje editorial. Por menyra se si u reagua nga instancat shteterore ndaj fenomenit eshte nje nga arsyet per te thene se ne meritojme nje stigmatizim. Instancat shteterore reaguan me masa administrative, ata i lane duart si Ponc Pilati duke dale te pafajshem. Por te gjithe e dime se ne nje qeverisje serioze, pritet parandalimi i fenomenit, dhe jo reagimi mbasi ai ndodh. Nuk degjuam asnje deklarate nga Drejtopria Arsimore e rrethit se kush mban pergjegjesi per parandalimin e fenomeneve te tilla. Tjeter gje qe ra ne sy ishte pergjigja ndaj ngjarjes. Drejtoria Arsimore priti denoncimin publik ne "Fiks fare" per te marre masat.Padiskutuar se kush jane fajtoret konkrete, mbasi ato i percaktojne instancat shteterore, por duke u marre me fenomenin, eshte shqetesuese, bie fjala, te mendosh se mesuesit qe u gjykuan te korruptuar apo te perfshire ne skandal u ndeshkuan duke u transferuar ne shkolla te tjera. C'kuptim ka kjo mase ndeshkimore naive? Mos valle ato u transferuan qe te shperndajne pervojen korruptive edhe ne shkolla te tjera? Cili do te ishte ai prind me femije ne shkollat 8-vjecare qe do te pranonte qe femija i tij te edukohej nga mesues te ndeshkuar per korrupsion?

Nje tjeter problem eshte ai qe lidhet me fenomenin e korrupsionit ne arsim. Nuk kemi degjuar akoma qe te kete refleksione per shkaqet e ketij banaliteti per te cilin duhet thene se nuk jane fajtore vetem njerezit konkretė, por e gjithe menyra se si funksionon sistemi yne arsimor dhe shoqeror. Keshtu p.sh. akoma nuk dihet se per cfare funksionon nje shkolle e mesme me korrespondence, kur ajo nuk ploteson  asnje standard te cilesise mesimore minimale. Kerkesa per cilesi dhe standarte do te minimizonte tendencen per korrupsion, e cila nuk shkaktohet vetem nga mesuesit e korruptuar, por edhe nga familjet e nxenesve te cilet kerkojne thjesht nje diplome, dhe jo arsim.Pra pyetja qe behet eshte se pse eshte mbajtuar sistemi i korrespondences ne arsimin e mesem prej 15 vjetesh kur sa i perket cilesise akademike ai nuk ka funksionuar asnjehere.

Me keqja eshte se  e kjo qe ndodhi na e coi mendjen tek e gjitha ajo qe po ndodh me arsimin shqiptar dhe ate ne Elbasan, tek fjalet qe qarkullojne per emėrimet ne vende te caktuara me ryshfete, tek emerimet politke apo pa baze merite e keshtu me rradhe. Ne duhet te shikojme te gjithe pertej rutines sone te perditshme dhe duhet te na shqetesojne edhe fakte anekdotike dhe qe te turperojne, si bie fjala fakti qe jashte shtetit njihet patenta e shofereve shqiptare, ndersa diplomat e shkolles shqiptare nuk njihen. Ne duhet te na shqetesoje dhe alarmoje kontrasti i madh midis mitit dhe endrres se Normales dhe normalisteve, idealit te tyre per te cilin ne mburremi, dhe asaj cka po ndodh me realitetin  sot dhe qe nuk eshte nje realitet i shkeputur. Ajo cka pame tek "Fiks fare" per shkollen "Qemal Stafa" ishte vertet banale dhe e turpshme, por ajo ishte simptoma e nje semundjeje te gjate, te perhapur dhe mjaft te rrezikshme qe duhet te  alarmoje te gjithe ata qe e ndjejne veten qytetare dhe pasardhes te Kristoforidhit, Xhuvanit apo tradites se Normales.

Dt. 1 Maj

Njė kafe me gazetėn “Skampa

 

 

Ai qė merr nė dorė kėtė numėr tė parė tė gazetės “Skampa” me siguri do tė jete duke i bėrė vetes njė numėr pyetjesh: ē’ėshtė kjo gazetė, ēfarė do tė pėrmbajė, kush e boton e kėshtu me rradhė. Por mbi tė gjitha, pyetja qė unė i druhem mė shumė ėshtė ajo qė ka tė bėjė me faktin se nė kėtė mori tė madhe mediash tė ēfarėdollojshme, nė kėtė numėr kaq tė madh gazetash, dhe nė njė kohė kur njerėzit janė kaq shumė tė zėnė duke u marrė me jetėn e tyre tė pėrditshme, a do t’ja vlejė valle qė qytetari tė lexojė gazetėn “Skampa”?Te lexojė gazetėn, e kam fjalėn, dhe jo thjesht t’i hedhė njė sy  titujve tė  saj nė vitrina kioskash e librarish. Kur vendosėm tė bėjmė gazetė u nisem nga nje vrojtim qe bėnim prej kohėsh: nė Elbasan, njerezit akoma vazhdojnė tė kėmbejnė informacionet e ditės dhe t’i kthjellojnė mendimet e tyre nė kafene dhe nė biseda private. Pėrpjekjet e mediave pėr tė mbushur mungesėn informative pėr qytetarin qė ka nevojė tė informohet me bollėk, korrektesė dhe paanshmėri pėr ēka ndodh nė qytetin e tij akoma kanė lėnė njė vend tė madh bosh: kėtė hapesirė kėrkon  ta mbushė “Skampa’.

 

Elbasanasit e traditės nostalgjike  tė fundit tė shekullit 19-tė dhe fillimit tė shekullit 20-tė, mbasi mbaronin punėt e tyre tė ditės nė  tregėti apo nė Normalen e lavdishme, mblidheshin nė kafenetė e kohės apo nė odat e shtėpiave karakteristike dhe bisedonin duke mbajtur ne tryeza gazetat e Lef Nosit, Filip Papajanit, Emin Matraxhiut e plot intelektualėve tė tjerė dhe diskutonin politikėn e ditės, idetė kombėtare, tė tashmen dhe tė ardhmen e kombit, si edhe informoheshin pėr ngjarjet e ditės, duke filluar me rrėzimin e aeroplanit tė parė apo ardhjen e automobilit te parė nė qytet, e deri tek ēmimet e artikujve qė shiteshin . Gazeta ishte atėherė elementi me integrues i mendimit tė njė komuniteti qė po zhvillohej me dinamizėm. Nė shekullin tonė tė internetit dhe televizionit, nė shekullin e elbasanasve tė rinj qė studiojnė nė universitetet mė tė mira tė Europės dhe Amerikės sė Veriut apo qė punojnė atje, kjo magji e gazetės nuk ka ka humbur, pėrkundrazi: sot elbasanasit e punės dhe biznesit kanė nevojė po aq pėr njė gazetė  tė komunitetit, gazetė tė informacionit dhe tė vlerave qytetare, njė gazetė ku ata tė gjejnė diēka nga vetja e tyre apo e bashkėqytetarėve tė tyre, tė gjejnė frymėn e traditave mė tė mira tė kulturės lokale, si edhe t’ju hapen horizonte tė mendimit pėr tė ardhmen e komunitetit. Ne duam ta bėjmė gazetėn “Skampa” tė tillė, dhe  si ēdo gazetė qė ka njė mision qytetar, kėtė do ta bėjmė sė bashku me ju,  lexues te komunitetit elbasanas. Ne duam tė bėjme njė gazete midis tė tjerash tė tillė qė ēdo qytetar, bashkė me kafen e mengjesit, ta nisė ditėn duke shfletuar gazetėn “Skampa”