"SkampA" online

Sport














Home | Historia e Elbasanit | Shtrirja gjeografike | Turizmi | Tregetia dhe biznesi | Bujqesia | Industria | Figura te shquara | vende per te vizituar | Links





firduzgjevori.jpg
Firuz Gjevori

Profil

______________

 

 

Me Firduz Gjevorin, trainerin e hendbollit

 

Nga EDI TOSKA

 

 

 

 

Duke bere xhiron e mbremjes tek qendra e qytetit, tradite kjo e shume elbasanasve, syte na kapin midis nje turme te madhe njerezish mesuesin, sportistin, tranierin dhe handbollistin  Firduz Gjevori. E takojme me respekt. Shkembejme pyetje te sinqerta duke mos e pare prej kohesh ne qytet (arsye emigrimi).

Na fton per nje caj te ftohte ne kete vape gushti, ulemi me kenaqesi prane lokalit te ish futbollistit Mehmet Karaj tek qendra e qytetit dhe natyrshem nis biseda.

Eshte nxenes i shkolles K.Kristoforidhi ne 8-vjecare. Mbas mbarimit te 8-vjecares natyrshem lind deshira per te pushtuar fushen e sportit dhe ashtu ndodhi, Firduzi fiton te drejten per te vazhduar Teknikumin e Fiskultures ne Tirane (viti 1964) dhe mbas 3 vjetesh perfundon shkelqyeshem shkollen. Emerohet mesues i edukimit fizik ne fshatin Pajove te Elbasanit. Punon me shume sukses per nje vit rrjesht, dhe me 1 shtator 1968 kalon si student ne IKFVJ Tirane. Pozicionohet si student ne profilin e lojrave me dore (peng i tij profili futboll).

Bashkestudentė me te kane qene edhe elbasanas si znj Ida Zaimi, z. Reiz Halili, z.Mustafa Shengjini, z.Dashamir Vyshka e te tjere. Mbasi kthehet nga zbori emerohet mesues me kohe te pjesshme tek Industrialja (sic i thonin atehere) sot "Sali Ceka", pjesen tjater te normes e plotesonte si inspektor prane klubit shumesportesh me shef klubi z Shyqyri Hyskja dhe kryetar te komitetit te fiskultures te nderuarin z Dhimiter Bardhi. Firduzi i mbulonte ne klub radioamatorizmin, ciklizmin, hipizmin dhe turizmin. Mbas nje pune te sukseshme ne kete pozicion prej nje viti, fillim shtatori viti 1972, e gjen mesues definitiv tek shkolla "Qemal Stafa", dhe tranier me nje ekip volejbolli femijsh ne moshen 9-10 vjec, me pas tek te rinjte. Ne kete shkolle funksiononin ato qe ne i quanim klasa sportive dhe hera-herez organizohesh kampionate midis shkollave dhe kjo shkolle zinte shpesh vend nderi, dhe kjo i dedikohej seriozitetit dhe rregullsise se Firduzit. Me vone Firduzi drejton te rinjte ne volejboll per 2-3 vjet resht dhe vjen suksesi, i pari ne grup dhe ne finale humb me studentit (kuptohet hidherimi i Firduzit, i paimagjinushem). Ne vitn 1983 kalon mesues ne Godolesh si mesues, viti 1993 e gjen ne shkollen e kompletuar "Naim Frasheri", tradite qe ajo e ruan dhe sot. Viti 1995 Firduzin e gjen ne emigracion ne Angli (familjarisht ku ai vazhdon edhe sot). Ne profilin tone per Firduzin duam te rendisim nje CV mjaft te pasur qe ai ka ne fushen sportive:

·        Arsimi IKFVJ Tirane,
5 vjet tranier i ekipit kombetar ne hendboll,

·        Kualifikim 1 mujor ne Teramo te Iitalise,

·        Kategorine e pare tranier hendbolli te licensuar,

·        Eshte anetar i federates te hendbollit prej shume vitesh.

Nje janar te 87 hapet ekipi i hendbollit dhe me porosi te shefit te klubit, te ndjerit Shpetim Gjevori, prezantimin e tranierit (Firduzit) e ben i derguari Uran Begolli. 23 mars '89 aktiviteti zyrtar, kupa "studenti", Elbasani shpalllet fitues i kesaj kupe. Per habi trofeu u dha ne nje forme shume bajate.....

18 deri 23 nentor 1989 -Elbasani fiton kupen "45vjetori", zhvilluar ne Elbasan.

19 - 23 dhjetor ne Tirane, kampionati i pare kombetar - Elbasani ze vend te katert

26-30 mars 1990 kupa e federates se lojrave me dore - Elbasani fitues i kupes.

7,8,9 janar 1991 - Elbasani kampion kombetar.

28 janar 1991 deri me 1 shkurt 1991 - Elbasani fitues i kupes se Republikes.

19 prill 1992 ne Tirane kampionati i pare kombatare per te rinj - Elbasani kampion.

19 qershor Elbasani kampion vendi.

7,8,9, qershor 1993 Elbasani kampion.

 Edhe jashte vendit sukseset jane te dukshme viti i pare ne Struge 1989- miqesore.

Ne 1992, ne Lojrat e Mesdheut me tranier Firduzin, ekipi kombetar ze vend nderi ne Kupen Ballkanike.

Ne Izmir te Turqise perseritet suksesi, ne Arad te Rumanise, ne Shkup kampionat ballkanik. Firduzi ka si hobin e tij notin dhe nuk vecon tenisin.

Firduzi ka 2 femije te rritur, djalin Elis 18 vjec dhe vajzen Ani 19 vjec, bashkeshortja Flora nje mesuese dhe drejtuese e kompletuar.                                                 

                                                                                                           

7 Gusht 2006

Futboll:


Elbasani,bum nė mėkato,por priten edhe largime.

 

Kampionėt duken se janė udke menduar pėr tė bėrė njė revolucion nė ekipit e tyre pėrpara dhe prapa takimeve tė ligės sė kampioneve. Burime tė rezervuara pėr Gazetėn Skampa bėjnė tė ditur se duken thuajse tė sigurta marveshjet pėr afrimin e Dorian bylykbashit, Julian Ahmataj si dhe brazilianit Leandro te skuadra e Elbasanit.

Ndėrkohė qė nė kampin e verdhebluve lakohen edhe emra tė tjerė futbollistėsh qė por pėr momentin nuk bėhen tė ditur. Ndėrkohė qė thuajse nga skuadra e Elbasanit priten tė largohen mbi gjashtė futbollist  tė cilėt u kurorėzuar kampion njė pjesė e tyre edhe nga pakėnaqėsia qė nuk kanė luajtur hsuėm minuta,por edhe sepse me ardhjen e disa futbollistėve cilėsorė duken se vendet pėr ta janė akoma e mė tė kufizuara..

 

Koment:

 

Daja,Faleminderit Elbasan.

 

Pa frikė mund tė drejtojė njė skuadėr tė madhe ndonwse ai vetė i ndrojtur nė natyrėn e tij e ka shprehur qartė se nuk do tė drejtojė pėr njė kohė as njė skuadėr nė superligė ndonėse ofertat pėr ish, Dinamovitin nuk mungojnė. Padyshim qė Ilir Daja nuk do tė jetė mė trajner i Elbasanit pas takimeve tė ligės sė kampioneve kėtė gjė e ka shprehur dhe vetė tekniku i cili mund tė marė drejtimin e ndonjė ekipi kombėtar pėr moshat. Por nė rast se Skėnderbeu nuk do tė jetė pjesė e superligės Daja me shumė mundėsi mund tė kalojė nė krye tė stolit Korcar ndonėse kjo pėr momentin duket njė pistė shumė pak e besueshme. Njė gjė ėshtė e sigurt se Elbasani nuk do tė ketė mė trajner Ilir Dajėn pas disa javėsh do ti duhet tė mendojė pėr njė tjetėr emėr ndoshta  jo shumė tė njohur pėr tė ruajtur zakonin tradicional tė kryesuar nga presidenti Laze. Pas ligės sė kampioneve Daja ka mundėsinė pėr tu pėrkulur pėrpara stadiumit Ruzhdi Bizhuta duke thėnė me zė tė lartė Faleminderit Elbasan.