"SkampA" online

Kulture














Home | Historia e Elbasanit | Shtrirja gjeografike | Turizmi | Tregetia dhe biznesi | Bujqesia | Industria | Figura te shquara | vende per te vizituar | Links





dhaskaltodri.jpg
Dhaskal Todri




Dhaskal Tod’hri simbol i familjeve elbasanase, qė i fali breza arsimit. Vilson Tod’hri, tregon si e kujtojnė stėrgjyshin

Nuk kanė ndryshuar shumė rrugėt karakteristike tė kalasė ku ka jetuar Dhaskal Tod’hri, bir i njė familje patriotike. Kalldrėmet e traditės fshehin historinė, por jo vetėm tė luftės pėr mbijetesė. Pjesė e kėsaj, njė qėllim i rėndėsishėm i familjeve elbasanase ishte dhe ėshtė arsimi. Ende nė kėto familje vazhdon tė jetė hyjnor profesioni i mėsuesit megjithėse sot nuk cėnohet mė tė mėsuarit shqip.
Teksa kalon rrugėt plot kthesa qė tregojnė njė labirint tė thjeshtė syri tė shkon nė njė prej shtėpive, me portėn e vjetėr karakteristike, me muret nga gurė e tjegulla, qė nuk mbahet mend kur ėshtė ndėrtuar.
Ndėrsa, mikėpritja dhe respekti ėshtė njė pasazh i pandryshueshėm, nė ēdo familje, tek pinjollėt e Dhaskal Tod’hrit zbulon se dashamirėsia ėshtė virtyt i parė.
Vilson Tod’hri nipi i Dhaskalit historik na fron nė strehėn e tij, duke shfaqur sidomos dėshirėn pėr tė treguar kujtimet e tij, tė familjes dhe tė gjithė fisit Tod’hri nė rurgėn e arismit.

Kush ėshtė prejardhja e profesioni juaj?

Prejardhja jonė ėshtė nga fshati Shijon, tregon Vilson Tod’hri. Kėshtu e mbaj mend shtėpinė, qė kur kam lindur. Kam lindur mė 30 mars tė vitit 1928. Filloren e kreva nė Elbasan. Kam qenė nė njė klasė me Ylli Popėn. Mė pas vazhdova Normalen. Nė vitin 1948 mė caktuan arsimtar nė Delvinė. Dy vjet mė vonė mė transferuan nė Sarandė dhe pastaj u ktheva nė Elbasan. Kam punuar mbi 25 vjet si arsimtar. Prej rreth 10 vjetėsh kam qenė mėsues muzike nė shkollėn ‘Onufri’. Dobėsia ime ėshtė violina. Mė pas punova me grupet artistike nė Elbasan, Gramsh, Cėrrik, me grupet artistike tė shkollave, reparteve ushtarake, ndėrmarjeve etj. Fola mjaft pėr veten sepse i gjithė fisi ynė ėshtė lidhur me arsimin.

Ju thatė se familja juaj njihet si familje arsimtarėsh. A mund tė n’a tregosh lidhjet e kėsaj familje me arsimin?
Vetėm trungu ynė familjar ka shėrbyer 246 vjet nė arsim. Veēoj mamanė time Agni Tod’hri (Papajani). Mamaja ime lindi nė vitin 1894. Ajo mbeti jetime qė kur ishte 6 vjeē, por me ndihmėn e patriotėve Aqif Pasha dhe Dom Nikoll Kacorri, u nis me studime nė Graz tė Austrisė. Kreu 16 vjet studime nė Austri dhe nė vitin 1916 u kthye nė Shqipėri. Me vete solli literaturė dhe programe mėsimore. Tė gjithė jetėn ja kushtoi arsimit. Edhe vėllai im Zefi dhe 5 motrat Nikolina, Vilhelmina, Vilsoni, Filloreta dhe Eleonora ishin arsimtarė. Kėshtu ndodhi. Gjyshi mblodhi njė e nga njė shkronjat, ndėrsa ne u mėsuam shkrim e kėndim tė tjerėve.

Mbiemri juaj Tod’hri, ėshtė i lidhur me emrin e Dhaskal Tod’hrit. Si kujtoni ju stėrgjyshin tuaj (Theodhor Haxhifilipin)?
Sipas tė dhėnave stėrgjyshi ynė Theodhor Haxhifilipi (Dhaskal Tod’hri), ka lindur rreth vitit 1730 dhe vdiq nė moshėn 75 vjeēare pra nė vitin 1805. Stėrgjyshi vinte nga njė familje zanatēinjsh, qė ushtronin aktivitet brenda dhe pėrreth
lagjes ‘Kala’. Populli e njeh me emrin Dhaskal Tod’hri, pse shėrbeu si mėsues. Mėsimet e para i kreu nė shkollėn greke nė Elbasan dhe mė pas ndoqi akademinė e Voskopojės. Pas pėrfundimit tė Akademisė u bė mėsues nė shkollėn greke tė Elbasanit. Ka qenė njeri me emėr nė komunitetin ortodoks tė Elbasanit. Gjatė viteve 1751-1801 ka mbajtur Kodikun e Shėn Mėrisė tė kishės sė Kalasė. Mė pas ai shkoi nė Evropė pėr tė derdhur shkronjat shqipe, qė tė krijonte njė shtypshkronjė nė shqip. Shtypshkronjėn do ta ngrinte nė Elbasan, pasi nė kėtė qytet kishte shumė tregėtarė qė shkruanin me alfabetin e tij. Nė atė kohė Shėn Gjoni ishte qendėr e shkrimit tė shqipes.

Me aq sa dini, mund tė na tregoni, se cili ishte fundi i stėrgjyshit tuaj?
Ne nuk e dimė me saktėsi ku ėshtė vrarė stėrgjyshi ynė. Sipas thėnieve flitet se u vra, ndėrsa transportonte shtypshkronjėn pėr nė Elbasan nė rrethinat e Manastirit, nė Dhiavat tė Resnjės. Vrasja mendohet tė jetė akt i kishės greke, e cila i kishte vėnė nga pas agjentėt e saj. Kisha nuk lejonte shkrimin e gjuhėve jo greke sidomos tė shqipes. Por nuk mbaroi me kaq. Stėrgjyshi u pėrndoq edhe pas vdekjes. Me urdhėr tė Patriakanės nė vitin 1827 nė kohėn e murtajės ju dogjėn tė gjitha dorėshkrimet. Ne dimė qė ekzistojnė disa dorėshkrime tė pakta tė stėrgjyshit, tė cilat aktualisht ndodhen nė muze dhe arkiva. Megjithėse ka mbetur shumė pak nga ajo qė ka shkuar dhe studiuar, emri itij nderohet dhe respektohet nė Elbasan dhe nė tė gjithė Shqipėrinė.

Prof. Dr. Kujtim Bevapi tregon
Alfabeti i Dhaskal Tod’hrit kishte gjithsej 52 shkronja
Prof. Dr. Kujtim Bevapi tregon se, Theodhor Haxhifilipi (Dhaskal Tod’hri) jetoi nė kohėn e formimit tė dy pashallėqeve tė mėdha tė pashallėkut tė Bushatllinjve dhe tė Ali Pashė Tepelenės. Ishte pjestar aktiv nė qėndresėn e ortodoksėve shqiptarė kundėr kishės greke.
“Pėr herė tė parė emrin e tij e takojmė nė njė shkrim nė Greqisht nė Kodikun e Argjendarėve mė 1750. Mė 1751 ai nėnshkruan nė greqisht emrin e tij Theodhor nė njė Kodik tė Kishės Shėn Maria, nė lagjen Kala. Mė 1779 merr pjesė nė njė mbledhje nė Voskopojė pėr pajtimin e peshkopėve tė Durrėsit, Gorės dhe Mokrės, tė cilėt
ishin nė mosmarrėveshje mes tyre. Ka njė dokument pajtimi i nėnshkruar nga ai, por jo si klerik”, shreht Prof. Dr. Kujtim Bevapi.
Figura e Dhaskal Tod’hrit, paraqet interes tė veēantė nė historinė e gjuhės dhe letėrsisė shqipe, jo vetėm si lėrues, por si pararendės i Rilindjes Kombėtare.
Sipas Bevapit, mėsohet se “Ai shkroi me alfabetin e tij. Alfabeti i Tod’hrit ishte i pėrbėrė nga 52 shkronja. Shkroi nė elbasanishten e kohės, krijoi njė traditė tė shkrimit tė shqipes me alfabetin e tij i njohur, qė nga fundi i shekullit tė XVIII deri nė fillim tė shekullit XX”.
Dhaskali Tod’hri, vazhdoi traditėn e Papa Totasit, duke u pėrpjekur tė futė shqipen nė kishė dhe nė shkollė. Sipas albanologut J. G. Von Hahn, mėsohet se Tod’hri kishte pėrkthyer nė shqip Dhiatėn, si dhe shkrime fetare si “Meshėn e Shėn Jon Gojėartit

 

26 Gusht 2006

Eksluzive

_____________________________________________________________________________

 

Studiuesit shqiptare ne Arkivin Sekret tė Vatikani gjate gjithe historise

Dr. Musa Ahmeti - Vatican

      Dihet tashme jo vetem prej lexuesit te specializuar, por edhe prej lexuesit te gjere qe Arkivi Sekret i Vatikanit eshte nje nder arkivat me te pasur ne bote, dhe kjo kryesisht per shkak te rolit qendror qe ka luajtur Selia e Shenjte ne historine e Evropes qe prej mesjetes se hershme. Fakti qe Arkivi Sekret i Vatikanit eshte nje nder arkivat me te pasur per historine e trojeve shqiptare, megjithate, nuk eshte kaq i ditur, per shkak te hulumtimeve te pamjaftueshme qe jane bere ne kete arkiv per kete qellim. Studiuesit shqiptare, qe kane pasur mundesine dhe rastin te hulumtojne dhe studiojne deri me tani ne ASV jane shume te pakte (4 studiues, gjate gjithe historise se popullit tone), edhe pse koheve te fundit nga disa historiane dhe albanologe eshte pohuar se kane bere kerkime shkencore ne ASV, gje qe nuk eshte e vertete, respektivisht pohimet e tilla jane genjeshtra. Sipas te dhenave zyrtare, te nxjerra nga Archivio Segreto Vaticano, qe kur mbahen shenime per studiuesit, te cilet kane hulumtuar aty, madje edhe me pare se te hapej per studiuesit, historianet dhe te tjeret, del se i vetmi studiues deri afer fundit te shekullit XX, ishte imzot dr.Gjon Nikolle Kazazi. Gj. N. Kazazi eshte i pari studiues shqiptar, qe beri hulumtime ne ASV gjate vitit 1744. Qe prej ketij viti deri ne vitet ’90 te shekullit XX, nuk ka pasur studiues te tjere shqiptare ne kete arkiv. Dr. Pranvera Bogdani, specialiste e mesjetes per periudhen e para pushtimit osman, eshte ajo qe vjen pas Gj. N. Kazazit ne ASV. Ajo beri hulumtime shkencore ne ASV gjate viteve 1992-1993. Pas P. Bogdanit, ishte dr. Musa Ahmeti, specialist i mesjetes per shekullin XV, perkatesisht per epoken e Skenderbeut, ai ben hulumtime shkencore ne ASV, qe nga viti 1994. Hulumtimet i vazhdon edhe sot. Dr. Etelva Lala specialiste e mesjetes per shekullin XIV, vazhdon te beje hulumtime shkencore ne ASV qe nga viti 2000. Fusha e saj e studimit perfshin marredheniet e “Regnum Albanie” dhe te trojeve te tjera shqiptare me Seline e Shenjte ne shekullin XIV. Hulumtimet i vazhdon edhe sot. Pra, sic shihet, Arkivi Sekret i Vatikanit eshte studiuar mjaft pak nga studiuesit shqiptare deri me sot. Mundesia e studiuesve shqiptare sot, por edhe e brezit te ri per te kryer hulumtime dhe studime ne keto arkiva, mbetet akoma e vogel, pasi jo vetem qe paleografia sot nuk po studiohet e ushtrohet, por, ajo madje po zhduket pothuajse fare edhe si koncept neper universitetet tona, e si shkak mesa duket per keto lende eshte mungesa e pergatitjes se duhur ose mosnjohja e mire e gjuheve klasike latine e greke, etj. Shpresojme se studiuesit e sotem shqiptare do t’i cojne deri ne fund kerkimet dhe studimet e tyre, duke investuar ne kete menyre ne te ardhmen e vendit, per te kthyer edhe ate pjese te kujteses se "humbur " te historise se popullit tone dhe per t'i dhene identitet dhe orientim brezave qe do te vijne.

 

 

 

Nderim artistit tė thjeshtė

 

Perpara disa ditesh u nda nga jeta instrumentisti i njohur dhe bashkeqytetari yne Kirov Ibrahimi. Televizioni dhe gazeta "Skampa" u shpreh me kete rast ngushellimet me te sinqerta familjareve te tij dhe bashkeqytetareve. Ne bashkohemi me konsideraten e kolegeve te tij si Sulejman Balteza, Kristaq Pilo, Emin Palluqi dhe Atal Hostopalli te cilet shprehen se "Kirov Ibrahimi do te perfaqsoje ate plejade te instumentisteve  te talentuar elbasanas qe i dhane zhvillim jetes artistike te qytetit tone".

 

Gazeta&Televizioni"Skampa"

 

 

Profil

______________________________________________________________________

 

 

 

 

Kirov Ibrahimi

 

Kirov Ibrahimi u lind ne qytetin e Shodrės ne 5 janar 1954, ku edhe perfundoi studimet e para ne fushen e muzikes. Ne vitin 1974, ai diplomohet ne degen e muzikes ne liceun "Jordan Misja" te kryeqytetit. Punoi per vite me rradhe me orkestren frymore te Ushtrise si instrumentist. Me pas kthehet ne qytetin e Elbasanit ku kontribuoi deri ne fund te jetes ne zhvillimet e formacioneve te ndryshme muzikore te ketij qyteti me tradita artdashese. Per 20 vjet me rradhe, Kirovi yne ėshte edhe pjese e grupit te instrumentisteve me ne ze te qytetit ne orkestren e estrades profesioniste dhe ne disa premiera te estrades ka qene edhe dirigjent.

 

Gjate kesaj kohe, angazhohet edhe si instrumentist dhe solist ne shume koncerte te orkestres simfonike dhe frymore, ku dallohet per talentin, virtuozitetin dhe profesionalizmin. Me punen e tij, Kirov Ibrahimi ka kontribuar jo vetem ne fushen e ekzekutimit, por edhe ne ate te krijimtarise ne gjinine e kenges dhe te muzikes instrumentale.Ai ka perfaqsuar artin dhe muziken shqiptare edhe ne vende te ndryshme si Hollande, Itali e Greqi. Pas viteve '90-te, Kirovi, si shume te tjere ne kerkim te nje jete me te mire emigroi ne Greqi. Duke mos u shkeputur nga pasioni ndaj muzikes, edhe ne shtetin fqinj ai u be pjese e bandes frymore te qytetit ku jetonte, duke ushtruar profesionin edhe si mesues muzike tek te rinjte instrumentiste. Kirov Ibrahimi do te perfaqsoje ate plejade te instumentisteve  te talentuar elbasanas qe i dhane zhvillim jetes artistike te qytetit tone.

 

Dt. 1 Maj

 

Stema e Karl Topias

 

Stema e Karl Topisė. Ndodhet ne anėn e majtė tė Portalit tė Manastirit te Gjon Vladimirit. Ka formė  katerkendeshe dhe pėrbėn jo vetėm njė vepėr arti, por edhe njė nga stemat mė tė rendesishme tė historiė sė heraldikės shqiptare. Ajo paraqet njė luan tė ulur nė njė fron tė vogėl, si edhe njė numėr kryqesh tė tipit latin. Nė stemė janė edhe simbolet e zambakėve, qe pėrfaqsojne stemėn heraldike franceze, anxhuine. Vetė Karli ishte bir nga ana e nėnės i gjakut mbretės i gjakut mbretėor francez, anxhuin

 

 

Nė mbishkrimin nė tri gjuhe gjendej ne Kishėn e manastirit tė Shėn Gjonit (sot nė Muzeun Historik Kombėtar nė Tiranė) nė Elbasan, tė cilėn e rindėrtoi ai quhet:

 

Latinisht- “Princi i Arbėrisė”

Greqisht- “Sundimtari i gjithė tokės arbėreshe”

Sllavisht-“Zot i Arbėreshėve”

 

Ndėrtimi i Manastirit i takon fillimit tė shek. XIV. Nė mbishkrimet e bėra thuhet se rindėrtimi i tij ėshtė bėrė mė 1381 nga Karl Topia. Mbas vdekjes se karlit, i biri i tij, Gjergj topia, u pėrball me inkursionet e para tė turqve nė Shqipėri

 




























topiajtgrayscale.jpg






topiajtgrayscaleemadhe.jpg