"SkampA" online

Sociale














Home | Historia e Elbasanit | Shtrirja gjeografike | Turizmi | Tregetia dhe biznesi | Bujqesia | Industria | Figura te shquara | vende per te vizituar | Links





Leter e Hapur

Eshte detyrimi  tuaj te jipni  minimalisht shpjegim pėr katrahurėn qė sot po ndodh nė DAR Elbasan, njė nga hallkat e MASH.

Zotit   Sali  Berisha, Kryeminister

Zotit Genc Pollo, Minister i Aresimit

 

Te Nderuar Zoterinj.

Besoj se duke qene te gjithe dakord me thenien e menēur “Si ėshtė arsimi sot do tė jetė shoqėria nesėr”,  kemi pranuar se arsimimi i njė shoqėrie ėshtė nė tė vėrtetė investimi qė vetė shoqėria i bėn sė ardhmes sė saj.

Ju qe keni folur aq shume per arsimin kete vit mbase nuk e dini si po veprohet ne Elbasan. Thone se moti i mire duket qysh  ne mengjes, kendej nga ne thuhet se edhe moti i keq ne mengjes duket. U zevendesuan me nje shpejtesi per t’u lavderuar (nuk rezultoi keshtu, ama) drejtuesat kryesore te DAR Elbasan. Por pa zbatuar asnje kriter dhe shume larg standarteve te cilat pretendoni te arrini. Te pakten ata qe u hoqen , ishin emeruar ne perputhje me rezultatet e nje konkursi. Tere ate nxitim po e paguajme ne mesuesit.

Drejtor i DAR Elbasan u emerua  Fatos Bajraktari, me Institut 3 vjecar, diplomuar per mesues ne shkollat 8 vjecare, i shkarkuar per paaftesi nga drejtor shkolle 9 vjeēare. Ai pati guximin te zevendesoje pa konkurs paraardhesen N. Shuteriqi, me specializime pasuniversitare e disa gjuhe te huaja, nga nje familje tradicionale arsimtaresh elbasanas. Mos harroni se ne Elbasan ka nje universitet ku japin mesim dhjetra pedagoge, ne Elbasan jane qindra mesues te tjere me grada shkencore ose qe kane perfunduar studimet ne Universitetin e Tiranes.  Asnje prej tyre nuk pati oferte per Drejtor !.

I sapo ardhur nė detyrė Drejtori i ri, platformėn e tij e shpalli me dy fjale ne televizionet lokale: “ ... do te rivendos nderin e nėpėrkėmbur tė qytetareve arsimdashes elbasanas”.

(Konica duhej tė kishte qenė duke plasur kur shkroi “Ati ynė qė je nė qiell, jepna fuqinė tė mbajmė gojėn mbyllur, kur s’kemi asgjė pėr tė thėnė”…)

Dhe “nisi tė vihej nderi nė vend” nga Bajraktari. (Ne nuk e dinim deri ne ate moment, se ai vertet na kish qene nje “bajraktar”).

Jane rehabilituar « figura » qe njihen vetem per keq nga prinderit e nxenesve. Nė poste drejtuese, vendosen njerėz dikur tė larguar nga detyrat me motivacione tė argumentuara .

          Elbasanasit po drejtohen aktualisht jo vetem nga nje figure mediokre e aresimuar pamjaftueshmerisht per te drejtuar, por siē thame F. Bajraktari eshte i shkarkuar per paaftesi ne drejtimin shkolles 9 vjeēare Xh. Kongoli.

Numuri 2 i qarkut eshte emeruar G. Bylyku, ish nendrejtor i gjimnazit Dh. Todri, gjithashtu i  shkarkuar nga detyra pėr paaftėsi nė drejtim dhe menaxhim. Me njė larje tė shpejtė duarsh (pra me duar tė pastra) “rifitoi” vlerat me ane te Bajraktarit qe e mori ne ate pune thuajse forcerisht.

Nė krye tė disa shkollave u emeruan edhe drejtues te shkarkuar pėr precedentė moralė. Figurave tė pėrfolura e tė diskredituara nė qytet u besohen shkolla ku vijojnė qindra e mijra fėmijė qė ndihen dhe do tė ndjehen ēdo moment tė rrezikuar. E rėndėsishme ėshtė se me retush postesh e parash drejtuesat e rinj kane treguar aftesi per te rregulluar deri  precedentėt penalė dhe jo mė ato morale. Rehabilitohen <figurat>, pra.

Ne shkollen 9 vj Xh. Kongoli, psh largohet drejtori profesionit H. Hoxha dhe zevendesohet nga D. Dardha ish i shkarkuar si nendrejtor per paaftesi.

(Sheshi i kesaj shkolle perdoret sot per parking privat nga i cili perfitojne hapur, (pra me duar te pastra), drejtori i shkolles dhe ai I pergjithshem).

Ne shkollen  B. Popa, drejtori B. Stafa me U. Tiranes  perfshire dhe  dy kurse pasuniversitare dhe me titullin Master, zevendesohet nga A. Hysenbelliu, ish i shkarkuar  pėr mungesė sė etikės qytetare .

Ne gjimnazin A. Dakli, drejtori i sapoemeruar Z. Arapi njihej edhe si boksieri qė vinte me trofetė e dy ndeshjeve  « boksi » tė fituara mbi mėsuesit e shkollės sė Paprit ! Dhe me nje Largim te motivuar nga puna. Ai zevendesoi G. Nushin i cili pati rezultatet me te mira ne Maturen Shteterore.

Largohet drejtori i shkolles 9 vj Hajdaran, Shushice, zoti K. Alimeta me arsim te larte diten e zevendesohet nga F. Biēa larguar nga puna ne vitin 2000 per dobesi te theksuara ne pune.

 

Largohen pa motivacion PROFESIONISTET me targen “mbeshtetes te PS”, bile dhe disa anetare te PD qe kishin pranuar poste nga socialistet.  Ne vend te tyre jane emeruar ne shumice anetare dhe komisionere t e PD ne zgjedhjet e fundit.

 

Po ju njohim vetem nje pjese te listes se gjate te mesuesave ose drejtuesave te larguar pa motivacion nga vendet e tyre te punes:

 

-Sh. Kaculi, inspektor ne DAR, 30 vjet experience pune,

-Sh. Kurmaku-Xh. Kishta- J.Murati, drejtori dhe dy nendrejtoret e gjimnazit Dh.Todri,

-K.Vrapi , drejtor i shkolles F.Guranjaku,

-A.Karadaku, drejtori me aq eksperience i shkolles Q.Haxhihasani, 

-E. Kembora, drejtor i shkolles M. Domi, anetar apo simpatizant I PD, emeruar nga socialistet, te cilet nuk Ia mohuan vlerat profesionale.

-Filip Salla me eksperience rreth 30 vjet pune ne shkollen Gjyrale.   ------Sajmir Hidri me aresim te larte ne shkollen Kusarth.                        -------Elmaz Senja, 2 vjet para se te dale ne pension ne Dragot.           --------–Kujtim Karaj, drejtor i shkolles Labinot mal       ---------------------------------Durim Uruēi drejtori i shkolles Rrase                                                       -Arjan Kalashi, drejtor I shkolles Gjonme  

            

Jo vetem jane larguar pa asnje motivacion, veprim administrativ i cili eshte ne kundershtim me ligjin, por jane zevendesuar me persona aq larg profesionalisht e moralisht. Gjykoni vete:

-Sh. Kaēuli eshte zevendesuar nga S.Shengjini, pensioniste e pa konkurs, ne kundershtim me kriteret e MASH per inspektoret.                     

-Drejtori I gjimnazit Q.Stafa Sh. Kurmaku kish mbaruar universitetin e Tiranes, zevendesohet nga  G.Skenderi me ILP ( Ne Elbasan njihet si drejtori i Fix-Fare). Pas emerimit te ketij te fundit, ne shkolle u denoncuan publikisht akte mitmarrjeje.

-N/drejtori Xh. Kishta zevendesohet nga I. Shengjergji i cili pushohet  per mitmarrje nga puna pas denoncimit public nga Fix Fare.

-V. Gjana me UT, Kryetare e Konfederates  se Arsimit Elbasan transferohet nga gjimnazi ne shkolle 9 vjeēare ndersa e kunderta (krejtesisht e jashtligjeshme) ndodh me kryetaren e sindikates se pavarur te aresimit B. Shabani, e cila emerohet nga shkolle 9 vj ne gjimnaz.

-Pergjegjesi i konviktit  te shkolles  pedagogjike V. Ganjolli me aresim te larte zevendesohet me I. Ēala, militant i pashkolle I PD.

-V. Mehja, n/drejtore e shkolles B.Popa zevendesohet me J. Memen, vajzen e Kujtim Memes shef i curriculave ne DAR.

-Drejtoresha e talentuar e shkolles Q.Guranjaku A. Cota, emerohet Sh. Qorri, pensioniste, kryetare komisioni per pd ne nje qender votimi te zones 53

-Drejtoresha Y. Ganjolli e shkolles Q. Haxhihasani, me experience pune ne drejtim zevendesohet me M. Bylykun, motra e shefit te kuadrit te DAR, mbaruar shkollen me korespondence.

-Elida Cabej, drejtoresha e respektuar e shkolles S.Misiri  zevendesohet nga B.Ceka,kusheriri I pare I shefit te kuadrit te aresimit.

-Nendrejtor i shkolles se mesme te bashkuar Funar emerohet paradoksalisht Agim Hyka me gjimnaz me korespondence!

-Etj,etj.

 

Shumica e te ngriturve rishtaz ne detyre jane te paafte, ashtu si ata qe paten paturpesine t’i emerojne.

Jane larguar nga puna drejtues me arsim tė plotėsuar, me kurse pasuniversitare, me gjuhė tė huaja e botime shkencore per t’u zevendesuar me mesues aq larg profesionalisht por dhe me moral te dyshimte aty ketu.

Ne gjimnazin Dh. Todri, shkolle elitare e qytetit, largohet drejtori E.  Gjini, me pervoje dhjetravjecare ne drejtim te arsimit elbasanas, i konsideruar realisht i sukseshem. Mbase drejtuesit e rinj tė DAR kishin frike se do te lodheshin duke ndare trofe olimpiadash kombetare sic kish ndodhur deri ne ate moment. Gjini u zevendesua me zj. Paralloi, nje nga parrukieret me te mira te qytetit, 10 vjet emigrante, me vetem 1 vit experience ne aresim, e aferme e nje prej familjeve me te privilegjuar ne kete periudhe te pas 3 Korrikut, me nje peme nepotike qe vete anetaret e qeverise do ta kishin zili.  

Ne Shkollen e mesme Ali Myftiu u ul nje shkalle drejtori I. Sejdini, mesues me eksperience, anetar apo simpatizant i PD, i emeruar ne ate detyre nga socialistet te cilet nuk ia mohuan vlerat profesionale dhe kontributet per ate shkolle. U zevendesua nga K. Dinēi, nga nje inxhinjer i cili dikur ne monizem ishte pjese po kaq  e privilegjuar e nomenklatures kuqe.

Largohet nga DAR specialisti A. Cangoi ( i diplomuar nė informatikė) dhe zėvendėsohet me pensionistin I. Jolldashi. (Sa tė pijė kafe me tė tjerė pensionistė, mė mirė tė pijė raki te klubi poshtė DAR-s, thone tani ne Elbasan). Nderkohe me qindra, mijra mesues ne Elbasan, jane punekerkues.

Largohet nga puna specialisti i statistikave A. Pali, i trajnuar pėr vite tė tėra,zėvendėsohet nga z. Baxhaku, shoku me i ngushtė i shefit tė kuadrit, krejtesisht i paafte per ate detyre  (... trajnuar neper komisione votimi).

Ne shkollen 9 vj P. Xhuvani largohet drejtori B. Todri me UT, zevendesohet nga M. Shipka me profesion agronom.

Ne shkollen Polis i vogel largohet N. Sula me aresim te larte e zevendesohet nga N. Balla me aresim te mesem.

Largohet juristja e DAR, Valbona Stafa, e cila kish fituar vendin e punes me konkurs. Zevendesuar nga nje person anonim, e mbesa e nje biznesi parelli e sigurisht pa diplome juristi. Emrin nuk ia di askush, as kemi per t’ja mesuar dot. Edhe asaj vete i vjen zor te shfaqet ne personelin e DAR.

Ne shkollen Pashtresh,Gjinar, largohet drejtori T.Muēa me arsim te larte diten, zevendesohet nga A. Mufali me korespondence.

Ne shkollen Pobrat, Gjinar, largohet mesuesi H.Lukani me arsim te larte  zevendesohet nga B.Berdufi me arsim te mesem.

Ne shkollen Lleshan,Gjinar, largohet drejtori F.Qosja me arsim te larte diten, zevendesohet nga F.Derstila me korespondence.

 

Emrime skandaloze nepotike,babezia e vertete e ka emrin DAR Elbasan.

          Po japim shume pak prej tyre:

Drejtori I Aresimit, Fatos Bajraktari:

-Mbesa e tij, B.  Vrapi emerohet n/drejtoreshe ne shkollen Q. Guranjaku.

-Vellai i tij, Emėrohet nė shkollen S. Ceka. Nuk ka asnjė lidhje me profesionin e vėshtirė dhe fisnik tė mėsuesit, por mesa duket te qenit  drejtor I madh I te vellait eshte superlidhje.

 

Drejtori I Burimeve Njerezore ne Drejtorine e Arsimit,  G. Bylyku:

-Motra e tij, M. Bylyku emerohet Drejtoreshe e shkolles Q.  Haxhihasani,

-Kusheriri I pare I tij, B. Ceka, emerohet Drejtor I shkolles Sule Misiri.

-Shoku me i ngushte i tij emerohet specialist i statistikave ne DAR.

-Djali i tezes emerohet kujdestar ne konviktin e shkolles muzikes

 

          Shefi I trajnimit e kualifikimit, Kujtim Mema:

-Vajza e tij , Jonida, emerohet ne kundershtim me te gjitha kriteret n/drejtore e shkolles B. Popa. Ka mbaruar CU, jep mesim ne CL.

-Gruaja e tij, Juliana (pensioniste) dhe te dy vajzat Jonida e Monika jane te vetmet perfaqesuese te mesuesave te CU te Elbasanit ne komisionet e vleresimit te teksteve ne Tirane.

 

          Qeveria e Duarve tė Pastra ka pastruar me fshese arsimtaret e vjeter dhe profesioniste ne Elbasan, babain e arsimit te vendit. Dhjetra, qindra aresimtare kane levizur ne emer te  luftes kunder “atyre qe ishin”. Me dhjetra levizje behen pa kuptuar askush aresyen (megjithese te gjithe e nenkuptojne se behen me ryshfete). Rasti i shkolles Qemal Stafa, ku drejtuesat e rinj dhe mesuesat e sapoemeruar ne emer te “duarve te pastra” u perfshine ne nje skandal te hapur mitmarrjesh vetem sapo ēorri pak majen e korrupsionit te te sapoemeruarve jo vetem atje. Nderkohe larguan dhe shefen e financave ne DAR, sepse Drejtori “ e do doren e vet”. (Lutemi mos e mirrni per shaka).

(Tani Migjeni do tė ulėrinte « Oooo si nuk kam njė grusht tė fuqishėm/ malit qė hesht mu nė zemėr me ia ngjesh…. »)

 

Sa me lart, Ne, nje pjese e te larguarve ju bejme thirrje: Ktheni fytyren nga Elbasani. Mos e lejoni Bajraktarin te sillet akoma si bajraktar. I ka hy ne pjese femijeve tane, por sidomos i ka hy ne pjese te ardhmes se femijeve elbasanas. Nuk kane Turp! Mirren me mesuesit, mirren me mesuesit elbasanas, me te aftit e me te varferit. Marrin hak te mesuesit, per ta kuptuar me mire se ē’po bejne po ju tregojme klasifikimin qe nje mesues i  vjeter elbasanas na ben keto vite te demokracise: “A ka me poshte se mesues sot ?... A ka zevendesmesues?...”

 

Prandaj po ju drejtohemi. Eshte detyrimi  tuaj te jipni  minimalisht shpjegim pėr katrahurėn qė sot po ndodh nė njė nga hallkat e MASH , DAR Elbasan.

 

Nga te Larguarit Mesues te Elbasanit.

Publikuar 17.10.2006

------------------------------------------------------------------------------

foto.jpg

 
Kohet ndryshojne, gjakmarrja mbetet

 

Drama e Mario Bares, 18 vjecarit qe nuk guxon te kthehet ne vendlindjen e tij ne Elbasan

 

Megjithese eshte shekulli 21, Shqiperia vazhdon te vuaje semundjet e pasherueshme sociale te shekujve te kaluar, plaget e renda te gjakmarrjes, megjithese tashme ato kombinohen me dukuri te tjera si prostiuicioni dhe politika. E tille eshte dhe historia e Mario Bares, tashme 18 vjecar dhe qe banon ne emigracioni. Historia e tij e dhimbshme te trondit edhe me faktin  qe kanuni i maleve ka zbritur tani edhe ne Elbasan, dhe jo shume kohe me pare, por vetem ne vitin 2002, pra ne shekullin

 
 
 
 
 
 
Mario Bare ishte akoma i mitur, kur e motra e tij, dashurohet ne Altinin. Si shumica e te rinjve te asaj kohe, ata vendosin ta ndertojne jeten e tyre ne emigracion. Palushi dhe Miranda, prinderit e Marios e kishin te veshtire te pranonin qe vajza e tyre te largohej jashte shtetit, dhe ato te detyroheshin ta shikonin aq rralle. Por varferia ku vazhdon te jete akoma vendi yne dhe shumica e shqiptareve ben qe te pranohen edhe zgjidhet me absurde. Ne fund te fundit c’te keqe kish, vajza dashurohej me kete djale, te quajtur Altin. Shume mire qe ata kishin deshire te punonin dhe ta ndertonin vete jeten e tyre, perderisa prinderit nuk arrinin ti linin asnje lloj trashegimie per te patur ndonje aktivitet privat apo nje pune te tyre. Ne fund te fundit, Palushi dhe Miranda e dinin tashme se shpeshere, ne kohet e sotme, prinderit e kane te veshtire te ndrerhyjne ne vendimet e femijeve, sidomos ne zgjedhjen e bashkeshorteve.

Ata ishin nje familje e qete qe deri ne ate kohe kishin pare punen e tyre,  duke u perpjekur te mbijetojne edhe te kenaqen me gezimet e vogla te jetes se perditshme. Aq me teper kur behet fjale per te fejuar vajzen. Nena ishte ajo qe u gezua me shume. Altini dukej “djale per se mbari’ dhe ne fund te fundit ata duheshin. 

Ishte dimer, dhjetor i 2002 kur Altini shkon te kerkoje doren e vajzes zyrtarisht, pra per tu fejuar tek Palushi dhe Miranda. Ata e prisnisn kete, natyrisht u gezuan. Mario, djali i tyre i vogel, ishte atehere minoren. Ai u gezua me shume, do te kishte nje kunat si nje vella te madh, motra do te shkonte te ndertonte perkohesisht jeten ne Itali dhe ai do te kishte mundesi te shikonte vendin e Milanit dhe Juventusit.

E verteta ishte qe Palushi nuk nuk ju “predikoi” shume te rinjeve per jeten e tyre. Ai tashme kishte rritur nje vajze me edukaten me te mire, me dashurine per familjen dhe punen. Por diten e fejeses ai tha disa fjale te cuditshme, te pakta, sic jane fjalet e burrave shqiptare, por fjale “me vend”. “Une” i thote ai dhendrit te ri, Altinit, “nuk do ju nderhyj shume ne jeten tuaj, ju ate do ta ndertoni vete, dhe une thjesht do ju jem prane.Por vetem nje gje do te doja prej teje, te ma duash vajzen, ta doni njeri tjtrin, jam baba, dhe  do ta vuaj shume sikur vajzes ti ndodhe cfaredo gjeje e keqe”

Kishte dicka te rende, nje parandjenje apo merak ne fjalet e babait..

Fejesa kaloi mire, cifti u nis ne Itali, per te jetuar e punuar. Ditet kalonin dhe telefonatat e vajzes beheshin gjithnje e me te rralla, dhe te shkurtra. Babi dhe nena filluan te merakosen, por mendonin se ishte fillimi, ata nuk kishinn para per telefona etj, etj. Nje dite nuk pati me telefonata, 2 dite, tre dite, shqetesimi u be i madh. Ata nuk dinin se cpo ndodhte me vajzen e tyre.

Ketu lexuesi e merr ndoshta me mend se ckishte ndodhur. Kjo nuk eshte nje histori letrare, por eshte nje histori qe ka ndodhur shume me vajzat dhe familjet tona te varfera….

Kur me ne fund vajza merr ne telefon,fjalet e saj ishin te pakta, ngjethese. thjesht “ndihme, ai me ka deytruar te prostituoj, bashke me vajza te tjera, une nuk mund ta dija qe ai eshte trafikant, nuk kam mundesi ta denonocoj, te shkeputem”

 

Babai

 

Palushi ishte i fyeri, i prekuri. Nje dhimbje e vogel e vajzes, cdo renkim i saj e lendonte ne shpirt,  E c’baba ishte ai nese nuk kishte mundesi ti gjindej vajzes se tij ne kete dite te keqe. Ai nuk mund te quhej baba, ai nuk mund te quhej burre. Si cdo burre shqiptar, me mendimet e tij kerkonte ndime, kujt ti drejtohejm nje shteti qe mbronte kriminelet, a kishte kuptim ta prsite zgjidhjen nga shteti? Ai ju dorezua atehere instiktit te vjeter, te fuqishem ballakanas “hakmarrjes”. Ndjehej i poshteruar, i fyer, urrente jeten, boten, njerezit, dhe sidomos ate ate te cilin e kishte paralajmeruar, Altinin, te “fejuarin” te cilit i kishte besuar vajzen, dhe qe e kishte kthyer ate ne skllave

 

Kur trafikanti i femrave rastis nje dite ne Elbasan, me siguri per te shijuar sukseset e veta, apo per t’u “fejuar” me te tjera vajza viktima, Palushi humbi kontrollin e vetes. Nuk dihet nese e kishte menduar me pare ate veprim qe do te bente, apo e vendosi ne cast. Nje gje dihet:  zemerimin dhe poshetrimin kishte shume kohe qe e vuante.

Palushi e vret Altinin, trafikantin “ te fejuarin “ e gjithe atyre vajzave viktima dhe te viktimes se fundit qe ishte vajza e tij. Nxorri zemerimin, mori hakun e vajzes, e shpetoi ate nga zinxhret e trafikut, mori hakun e tere atyre vajzave viktima…

pjesa tjeter e historise, eshte e rendomte si dhe jeta e njerezve te thjeshte qe detyrohen te behen heronj ne emer te vlerave te familjes, kur shteti nuk kujdeset me per to..

 

Mario

 Mario ishte vetem 14-15 vjec. Ishte akoma me endra.  Ne familje nuk kishte degjuar kurre me pare te flitej per vrasje, por sesi duhet te sillej mire dhe te shkonte ne shkolle. Qe motra te ishte prostitute, kete ai nuk e dinte se cdo te thoshte ne te vertete, por dinte se motra vuante, e kishte degjuar kete shpesh here nga nene Miranda qe qante vazhdimisht dhe nga i ati qe kishte kohe qe nuk fliste ne shtepi…

Aq me pak i kishte shkuar ne mendje se i ati mund te kryente vrasje, ne mes te dites, ne mes te rruges…

Edhe per marion fillon kalvari i mundimeve. Te afermit, shoket e babait e dinin qe kjo puna e vrasjejs se nje krimineli si Altini nuk do te kalonte aq lehte. Shoket e Altinit, si te gjithe kriminelet dhe anetaret e familjeve mafioze nuk do e linte me kaq kete pune.

Shoket e Palushit e fshehin Marion ne nje kishe. Palushi kishte rrezikuar dhe vuajtur me vajzen, por djali i vogel duhet te shpetonte. Shoket e babait bisedojne me priftin ne kishe, ai i strehon dhe i ruan. Por mund  te rrije i qete njeriu ne nje kishe shqiptare, sado e sigurte te jete ajo?

Ne prill te 2003-shit, miqte e te atit e marrin Marion dhe e cojne ne nje maune. Maunet ishin ne atyre kohe per te cuar klandestine jashte, ata hynin mbreda, te paketuar dhe te fshehur, rrinin mbyllur me ore te tera mbrenda, kishte raste te qe dhe kishin vdekur mbrenda nga asfiksia, kishte raste qe maunja nderronte drejtim dhe nuk dihej se ku perfundonin…Por per Marion e vogel kishte tashme rendesi vetem nje gje, te ikte, te shpetonte…

 

sot

 

Mario eshte  jashte shetit,  nuk dihet se ku, i mirepritur nga familjet perendimore  atje, ben, me siguri,  jeten e rregullt te nje femije qe po rritet. Por mes  qetesise se atjeshme, ngrohtesise se miqve te huaj dhe impenjemeve te shkolles, kur shkon te fleje ne darke, ai kujton nganjehere atdheun e tij, per te cilin degjon tashme akoma ne gazeta e internet. Do te donte te kthehej, ka shoke dhe miq atje. Por nuk e ben dot. Familja e kriminelit qe trafikoi  te motren vazhdon ta kerkoje te vrase jo veterm te atin e Marios, Palushin,  por cdonjeri nga kjo familje. I thone tashme Marios se ne Shqiperi ka shtet, ka rregull, por ai lexon ne internet lajmet perdite dhe degjon vrasje dhe kriminele. Ai e di se familja e Altinit eshte e fuqishme ne Shqiperi, ka lidhje me politikane dhe sfera te larta. Mafies nuk i gjinden rrenjet

 

ne vend te permbylljes

 

Tashme kjo eshte nje familje e shperndare, qe vuan dramen e emigracionit, dramen e nje vrasjeje te kryer, friken e rikthimit ne ate vend ku ju kendojne  zerat e shpirtit. Kjo eshte vetem nje nga historite qe perjetojne sot elbasanasit. Keto histori jane te shumta, ne ftojme cdo qytetar dhe lexues te gazetes sone te tregoje historine e tij.

Shkruani ne adresen tone te e-mail-it redaksia@gazetaskampa.com ose ne adresene tone ne Elbasan “Prane Hotel Internacional “Skampa”Elbasan

 

Publikuar ne 3 Shtator 2006

 

E kėrcėnuan me jetėn , pėr tu martuar nė Elbasan

 

Historia e dhimshme e njė 23 vjeēareje nga qyteti i Lushnjes

 

 

Nga Besim Dybeli

 

 

Nuk dihet nėse ėshtė “shkruar” nga Zoti apo nga mbeturinat e Kanunit tė Lekė Dukagjinit , fati i keq i njė vajze lushnjare, qė e kėrkuan ta bėnin “kurban” nė qytetin e Elbasanit. Ndokush mund tė mendojė se vajza e kėsaj historie mund tė jetė kėrcėnuar  syresh nga djem qė do tė donin tė pėrfitonin prej saj, por ka ndodhur ajo qė nuk mund tė besohet. Prindėrit e saj e kėrcėnuan me vdekje sepse mori atė qė dashuronte dhe jo atė qė kėrkonin t’i jepnin jashtė dėshirės sė saj. Ngjarja  zė fill nė Majin e vitit 2001, por  pasojat e saj duket se nuk i ndahen jetės sė kėsaj vajze. Iku fshehurazi  nga shtėpia e prindėrve tė saj,  me atė qė deshi e qė ka pėr burrė, pėr t'u strehuar nė “Tokėn e premtuar “ nė Amerikėn e ėndėrruar prej shumėkujt, por dhe kėtu fati nuk e ka dashur. Ka mbetur nė SHBA nė pritje tė legalizimit tė dokumentave, ndėrsa bashkėshorti i saj, nė Kanada, duke mos patur mundėsi tė bashkohen. E ndarė pėr sė gjalli nga prindėrit, por dhe e ndarė, ndoshta pėrkohėsisht , nga njeriu i jetės sė saj, Dritani . . .

 

                        Historia

 

Ishte Maji i vitit 2001. Sapo kish mbushur 18 vjeē dhe Elona Cauli jetonte ende me ėndėrrat e njė maturanteje. Por jo vetėm kaq. Endėrronte dhe djalin qė dashuronte, Drtian Priftin, 19 vjeēar. Nuk guxoi t'u tregonte fillimisht prindėrve tė saj. I ati, Spiro Cauli dhe nėna, Margarita, kishin menduar qė pėr hir tė njė jete ta garantuar nė qytet, ta fejonin me njė burrė tė martuar elbasanas, tė cilit i kish vdekur gruaja Pėr kėtė vajza nga Elbasani u kish premtuar prindėrve tė saj jo pak para. Paradoks! Si njė kohė e 100 vjet mė pėrpara kur vajzat shqiptare shiteshin tek njė burrė qė nuk e kishin parė kurrė, vetėm se duhej tė martoheshin me tė. Nė fund tė muajit maj tė vitit 2001, prindėrit e saj kishin vendosur ta martonin me burrin, tė cilit i kishin dhėnė ata besėn. Gati nė depresion, 18 vjeēarja, nuk guxoi tua refuzonte prindėrve kėtė martesė tė detyruar, por as dhe tu thotė se kė dashuronte. I dashuri i saj, Dritan Pirfti, sot bashkėshorti i saj, e mori pa lejen e prindėrve tė saj. Si “shpėrblim”, prindėrit , i ēuan fjalė se e kishin ruajtur njė plumb pėr vajzėn qė prishi nderin e familjes. Qė nga ajo kohė kanė kaluar plot pesė vjet, dhe Elona  Cauli ( Prifti ) nuk ka mundur as t’i shohė dhe as tu telefonojė. Vendimi i marrė nga prindėrit, mbetet ende nė “fuqi”! Kjo mbetet gjysma e sė keqes, kur mėsohet se ajo tashmė mbetet e “ndarė” edhe nga bashkėshorti i saj . Sot, Elona ėshtė 23 vjeē dhe bashkėshorti i saj, Dritani, 24 vjeē. Kanė dhe dy fėmijė, fati i tė cilėve varet nga bashkimi i ēiftit tė ndarė. Elona, nė pritje tė legalizimit tė qėndrimit nė Amerikė, Dritani, nė pritje tė bashkimit familjar me tė, pasi punon nė shtetin kanadez, me Elonėn dhe dy fėmijėt e tyre, tė lindur nga njė dashuri e papranuar dhe e dėnuar nga ata qė e lindėn dhe e rritėn gjer nė moshėn 18 vjeēare .

 

                                   Nė vend tė mbylljes

 

Kėto radhė nuk janė pėr tė “ligjėruar” qėndrimin e tyre jashtė Shqipėrisė, se, tek e fundit, kjo nuk varet nga ne. Kėto radhė, qė hidhen sot nė shtypin shqiptar  5 vjet pas ngjarjes, janė mė tepėr njė apel njerėzor pėr qėndrimin jonjerėzor tė prindėrve tė saj. Pėr nga koha kur ka ndodhur , mbetet unikale nė llojin e vet, kurse e papranueshme pėr kohėn qė jetohet nė Shqipėri. Nuk ka ligj qė tė dėnojė “betimin” e prindėrve tė Elonės, por ka mėse njė ligj moral, qė dėnon kėtė koncept arkaik qė pėrkon vetėm me parimet e Kanunit tė famshėm tė Lekė Dukagjinit nė Veri tė Shqipėrisė, rrėnjėt e tė cilit,  sikur kanė mbirė edhe nė Shqipėrinė e Mesme. Apeli ėshtė sė pari pėr prindėrit e pashpirt tė kėsaj vajze, por dhe pėr mbarė opinionin shoqėror. Njė vajzė e re dhe me dy fėmijė ėshtė e privuar tė takojė ata qė e nxorėn nė jetė.Elona Prifti ėshtė e ndaluar tė takojė prindėsrit e saj . Ju lutem, nė cilin shekull jetojmė ? !

 

 27 Gusht 2006

Histori personale

_____________________________________

 

 

                                                   23 vjet me plumb nė trup

 

...vuante pėr vete, vuante pėr familjen, por vuante edhe nga opinioni si djalė qė nuk donte tė punonte nė ara...

 

Besim Dybeli

 

 

Ėshtė martuar me plumb nė trup . Ka lindur fėmijė po kėshtu duke bashkėjetuar pėr 23 vjet mė njė plumb kallashnikovi nė trupin e tij . Ėshtė shtruar dy herė nė spital pėr “mish tė huaj” duke u kuruar me penicilinė e antibiotikė tė tjerė tradicionalė tė mjekėsisė shqiptare dhe askush nga bluzat e bardha nuk ka pikasur dot shkakun e vėrtetė . Pas 23 vjetėsh, njė mjek radiolog nė Prrenjas, ka mundur tė shquajė nė trupin e tij njė plumb tė mbetur qė nga rinia e hershme, pėr tė cilin mjekėt viti pas viti kishin thėnė se ka “mish tė huaj”! Sot, pėr fat, shtrohet nė spitalin ushtarak tė Tiranės pėr tė hequr nga trupi i tij plumbin nė shpatullėn e djathtė ngjitur me shtyllėn kurrizore  Ky ka qenė fati i  43 vjeēarit Iliaz Dashi,  nga fshati Rrajcė i rrethit tė Librazhdit. E pėr mė tepėr fati, jeta e tij kanė hyrė nė rrjedhėn e saj normale, pas njė ndėrhyrje tė suksesshme kirurgjikale nė spitalin ushtarak tė Tiranės.

 

                                        Historia

Ka qenė ditė qershori e vitit 1983. Ora 2 e mbasdites, kur Iliaz Dashi kryente shėrbimin ushtarak nė qytetin e Prrenjasit. Dhe njė orė e ndante nga ndėrresa nė shėrbimin e radhės. Por do tė merrej me urgjencė nga oficerėt e shėrbimit pėr t'u dėrguar po kėshtu nė spitalin e qytetit ku kryente shėrbimin  e detyruar. – "Diēka mė ka shpuar nė shpatull, por s’e ndjeva nė fillim “ – ka thėnė para 23 vjetėsh, Dashi teksa shokėt e ushtrisė e kanė marrė nė krahė . Mjeku i spitalit ku ka qėndruar pėr rreth 4 orė nuk ka mundur tė gjejė shkakun e njė bire tė ngushtė, por tė thellė nė shpatullėn e djathtė, ngjitur me shtyllėn kurrizore . dhe ka dhėnė pėrgjigjen, si duket pėr tė mbuluar paaftėsinė e tij. – “ Ushtari juaj ka shpuar veten me bajonetė pėr t’iu shmangur shėrbimit “ – i kish thėnė oficerėve shoqėrues dhe kėta tė fundit i vunė nofkėn “mashtrues”. – “Nuk e dija se ēfarė mė shpoi. Fillimisht nuk e ndjeva, por mė vonė mė dhimbte shumė. Kur mė tha dhe doktori bashkė me komandantin se jam mashtrues, e ndjeva veten keq “ – ka pohuar Iliaz Dashi. Plaga u mbyll, por dhimbja jo. Herė e kapte mė shumė dhe herė mė lehtė. Kėshtu dhe u martua me Nafijen me tė cilėn lindi dy fėmijė. Nuk kishte fuqi tė punonte nė arė. – “ Nė kooperativė mė kishin ngjitur nofkėn tjetėr si “dembel” i brigadės “ – shton Iliazi. Vuante pėr vete, vuante pėr familjen, por vuante edhe nga opinioni si djalė qė nuk donte tė punonte nė ara. Para katėr vjetėsh u shtrua sėrish nė spitalin e Librazhdit. Askush nga mjekėt nuk ia gjeti shkakun e dhimbjes nė shpatull . Nė spital do tė mbėrrinte me temperaturė tė lartė, djersė tė ftohta dhe dhimbje nė tėrė pjesėn e kurrizit. Mjekėt do ta kuronin sėrish me penicilina dhe analginė ampulė pėr t’i ulur temperaturėn. Ishte paraqitur dhe herė tė tjera pėr vizitė, por asnjė mjek nuk i jepte “dum” sėmundjes sė tij. I mbetur pa shpresa pėr shėrim, pėrpiqej tė punonte dhe tė rriste fėmijėt bashkė me dhimbjen qė nuk i ndahej nė asnjė orė tė ditės dhe natės. E vėrteta do dilte vetėm para katėr ditėsh po nė spitalin e Prrenjasit. Njė mjek radiolog do tė gjente mė nė fund shkakun e vetėm tė sėmundjes 23 vjeēare tė Iliaz Dashit …

 

                              Konstatimi

 

Mjeku i fshatit, Reshit Hana, do ta dėrgonte vetė nė spitalin e Prrenjasit “pacientin” 43 vjeēar. I ka kėrkuar mjekut radiolog, Petrit Dashi , t’i bėnte njė radiografi tė zakonshme pėr t’iu afruar “pistės sė hetimeve" mbi sėmundjen e 43 vjeēarit . Kish qenė fare e thjeshtė . Atė qė nuk e kishin bėrė mjekėt e tjerė pėr 23 vjet me radhė , e konstatoi radiologu Dashi po nė spitalin e qytetit tė Prrejasit . – “ Nuk bėra ndonjė magji pėr tė pėrcaktuar shkakun e vuajtjes 23 vjeēare tė Iliazit “ – ka pohuar mjeku radiolog Petrit Dashi . – Pas njė radiografie tė zakonshme konstatova se atij i kish mbetur nė shpatullėn e djathtė, ngjitur me shtyllėn kurrizore, pikėrisht nė vėrtebrėn e katėrt, njė plumb”- ka pohuar sėrish mjeku . Plumbi kish mbetur nė trupin e djaloshit qė nga koha kur kryente shėrbimin ushtarak nė vitin 1983. – “ Nuk e kuptova – ka sqaruar Iliazi- se atėherė,  ajo qė mė thumboi, paskish qenė plumb. Sipas mjekėve dhe ekzaminimit radiologjik duhet tė ketė qenė njė plumb qorr, nga ata qė stėrviteshin pėr qitje  nė atė kohė, ai qė kish shpuar trupin e Iliazit ushtar dhe kish mbetur nė trup nga njė rikoshetė e tij . Kaq ka mjaftuar qė radiologu i Prrenjasit t’i jepte  pak ditė mė parė  rakomandimin pėr operacion nė spitalin ushtarak tė Tiranės.

 

                                                       Operacioni

 

 Tė enjten, Iliaz Dashi nga Rrajca e Librazhdit ka udhėtuar pėr nė kryeqytet. Pėr pak orė ai ka pėrjetuar dhimbjen 23 vjeēare, gjersa ka hyrė tė operohet. Gjithēka ka nisur dhe pėrfunduar nė paraditen e tė premtes. Sipas mjekut rekomandues tė Rrajcės, operacioni ėshtė zhvilluar me sukses. – “ Ka zgjatur rreth tre orė operacioni pėr nxjerrjen e plumbit “veteran” nė shpatullėn e kėtij  pacienti “ – ka pohuar dje mjeku rekomandues, Reshit Hana . – Unė po e ndjek edhe tani pėr mjekim dhe me sa shoh, ai ėshtė nė gjendje mjaft tė mirė shėndetėsore dhe rikthimi i tij nė jetėn normale mbetet ēėshtje ditėsh “ – ka shtuar mjeku Hana . Tashmė ėshtė  mbyllur pėrfundimisht odiseja 23 vjeēare e kėtij njeriu qė ka bashkėjetuar pėr afro njė ēerek shekulli me njė plumb nė trupin e tij .

 

 

 

 

Dt. 1 Maj

Nje Maji-jo thjesht nje dite pushimi

 

 

Ja dhe 1 maji, njė ditė pushimi qė ėshtė njė pjesė e tillė e kulturės perėndimore sa rrallė ndalojmė njė ēast pėr tė menduar pėr kuptimin e vėrtetė tė saj. Sot 1 Maji ėshtė njė ditė qė tė kujton mė shumė njė ditė ēlodhjeje, siē janė ditėt e shumta tė pushimeve zyrtare qė bėjnė shqiptarėt dhe qė ne perėndimin anglosakson kalon me panaire, festivale apo fundjava nė periferi-dhe harrohet kuptimi i vėrtetė i tij, njė celebracion pėr punėtoret dhe familjet e tyre. Kjo nuk ėshtė mirė, pėrkundrazi, por nuk tė habit. Nė njė farė mėnyre, kjo ditė pushimi ėshtė bėrė viktimė e vetė sukseseve tė lėvizjes punėtore nė perėndim pėr tė pėrmirėsuar jetėn e punėtorėve; ndėrsa nė Shqipėri ajo ėshtė viktimė e shijes sė keqe tė paradave e festimeve pompoze dhe sipėrfaqsore tė periudhės totalitare.

Sot, nė perėndim, punėtorėt kanė arritur tė kenė pushime tė paguara, vende pune tė sigurta, kujdes mjekėsor, asistence sociale, orė pune jashtė orarit tė paguara dhe njė “weekend” tė garantuar. Por sa prej kėtyre pėrparimeve do tė kishin ndodhur po tė mos ishin herojtė e harruar tashmė tė cilėt luftuan kaq shumė qė ta bėnin  ditėn e punės njė realitet.

Natyrisht, dita e punės nė Shqiperi nuk ka shumė pėr tė na thėnė per realitetin, veēse tė na kujtojė numrin e te papunėve, apo tė atyre tė punėsuarve qė nuk e kanė asnjėherė tė sigurtė punėn e tyre sepse nuk e kane te kontraktuar, apo sepse marrin njė ndihme sociale shumė minimale. Por, ne qė kemi mundesine tė merremi me fjalė dhe kemi luksin tė paguhemi pėr tė folur e shkruar mund tė bėjmė tė paktėn njė gjė: tė kujtojmė ata tė shumtėt qė kėrkojnė pune dhe nuk mund ta gjejne, tė kujtojmė femijet 10 vjeēare qė lypin apo qė bėjnė punė tė rėnda dhe pa asnjė orar, apo ata qė nuk kanė asnjė mundėsi tė lexojnė gazetat  dhe tė kujtohen se ka edhe njė ditė tė punėtorėve

Historia e harruar

 

Njė Maji ėshtė dita nė tė cilėn pėrkujtohen ngjarje tė ndryshme. Mė e famshmja prej tyre ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Punėtorėve, e cila pėrkujton arritjet sociale dhe ekonomike tė lėvizjes punėtore. Ėshtė vendosur 1 Maji mbasi nė vitin 1884 Federata e Sindikatave ne Sh.B.A. (Federation of Organized Trades and Labor Unions), e frymėzuar nga suksesi i vitit 1872 i punėtorėve nė Kanada, kerkoi qė dita e punės tė jetė 8-orėshe dhe kjo tė fillonte tė zbatohej ne Amerikėn e Veriut  nė 1 Maj 1886. Ngjarjet evoluan ne njė grevė pėrgjithshme dhe nė tė ashtuquajturen revoltė tė Haymarket (Haymarket Riot) tė vitit 1886, por gjithashtu edhe nė sanksionimin zyrtar tė ditės 8-orėshe tė punės