"SkampA" online

Opinion














Home | Historia e Elbasanit | Shtrirja gjeografike | Turizmi | Tregetia dhe biznesi | Bujqesia | Industria | Figura te shquara | vende per te vizituar | Links





Elita kulturore dhe hegjemonia politike



Nga prof. ardian ndreca





«Vetėm tarafi fitues thirret qeveri, e bash pse āsht taraf pėrmban nė vetvete domosdoshmėninė e fundit tė vet»
HEGEL


1. Mundohem pėr arsye higjiene kulturore mos me lexue analiza dhe sprova (esč) qė botohen ndėr tė pėrkohshmet shqiptare, jo pse po ka rrezik me hupė rrugėn e arsyes, por pse kam frikė se mos humbi besimin te misioni i letrės sė shtypun. Megjithatė, herė mbas here s’e la pa e marrė dozėn e blasfemive mendore, qė mė bān me u kujtue se pėrderisa vazhdohet me u shkrue nė atė mėnyrė, jetojmė endč nė nji periudhė kalimtare, sė cilės ndoshta nesėr indekset e historisė sonė kombėtare nuk kanė me i kushtue shumė rreshta.
Dihet se kush ka me shitė mall tė dorės sė dytė, āsht i interesuem me ul ēmimet e nė kėtė mėnyrė me paraqitė edhe mallnat e cilėsisė sė parė si landė tė randomta. E njejta gja ndodh edhe nė kulturė, shi atėherė ku tensioni biologjik shtyn individin me pėrligj pararendėsit e vet natyrorė, apo idealė – tue pėrdorė ēdo mjet, edhe atė tė uljes sė pėrgjithshme tė vlerave e tė barazimit tė tyne nė nji minimum tė pėrbashkėt. Kjo gja quhet: demagogji.
2. Tashma nė vendin tonė ka kalue stina kur e keqja ushtronte sistematikisht dhunėn, sot ajo kufizohet tue ushtrue banalitetin e vet, i cili ndryshon prej pėrpikmėnisė burokratike tė dhunės vetėm nė mjetet e veta mā tė rafinueme. Detyra e banalitetit āsht me e kthye disfatėn intelektuale tė asaj shtrese qė pėrfaqesoi kulturėn hegjemone komuniste nė diēka dinjitoze, duke njohtė ndonjiherė edhe fajtorėt e rastėsishėm, por jo fajin nė vetvete, i cili s’ishte nji fatkeqsi natyrore e shekullit XX, por ishte efekti i drejtpėrdrejtė i veprimtarisė sė tyne irracionale.
E gjithė kjo tregon se historia nuk pėrban nė vetvete nji lėvizje pozitive (prej sė keqes tek e mira), por ka periudha nė tė cilat mishnohet i gjithė primitiviteti i kombit, sadizmi dhe kufizimet mendore tė individėve dhe tė shtresave tė caktueme, e nė tė njejten kohė zhbahen e shuhen sakrificat, veprat e mira, miqėsija, familja, ndjenjat qytetare. Kah ana tjetėr, mungesa absolute e lirisė nuk mundet me krijue veēse qenie tė dobėta (tė pazojat me krye akte morale), tė cilat kryejnė vetėm vepra tė detyrueshme prej rrethanave: nė jetė, nė art, nė shkencė, nė politikė e kudo tjetėr.
3. Nė Shqipni, nė fund tė shekullit XIX, idetė mā tė qarta pėr shelbimin e kombit mund t’i kishin vetėm ata qė mbėrrijshin me dalė pėrtej kufijve tė ngushtė tė vendit. Ndėrmjet atyne qė mbėrrijshin me ra nė kontakt me botėn – pėrveē argatėve dhe muratorėve stinorė qė shkojshin nė Vllahi, pėrveē tregtarėve tė vegjėl e tė mėdhaj qė frekuentojshin tregjet e Stambollit, Greqisė, Rumanisė dhe Egjiptit, e posė familjeve tė pasuna bejlere qė hurbshin me andje sherbetin e sulltanit – pakkush kishte rasėn me mėsue disi se ēka ishte shehri, nahija, sanxhaku, valilleku dhe bota e jashtme, aq mā pak me dijtė diēka pėr origjinėn, kombin, autonominė etj.
Megjithatė, duhet thanė se vėllaznit Frashėri e shumė patriotė tė tjerė kuptuen se fati jonė s’ishte i lidhun as me Turqinė e as me Greqinė, por vetėm me vetveten dhe me qytetnimin e vėrtetė. Bāhej fjalė me zbulue dhe me kultivue pėrkatėsinė kulturore shqiptare.
Ndėr ata burra qė kėrkojshin me dijtė pėrkatėsinė kulturore tė kombit, mā i squeti dhe mā i mprehti prej tyne, pati guximin me u nėnshkrue: Faik Dominique Konica. Nė nji kohė qė shumė tė tjerė ishin nė mėdyshje a me e shkrue shqipen me alfabet turk apo me shkronja greke.
Kah ana tjetėr, nė veri tė vendit vegjelia nė vetvete ishte shumė mā statike se nė jug e nuk ishte e dhanun mbas shtegtimesh ekonomike. Prapseprap, disa familje tė mėdhaja tregtare kishin tradicionalisht marrėdhanie me Trieshten dhe Venedikun, por shpirti tregtar nuk e ka si qėllim tė parė tė vetin idenė kombėtare dhe veprimin pa interesa landore nė tė mirėn e kombit.
Ekzistonte edhe nji element tjetėr, qė ishte kleri katolik, i cili pėr arsye shkollimit dėrgonte tradicionalisht anėtarėt e vet me studiue kryesisht nė Shtetin e Papės, nė Itali e nė Austri.
Kėta priftėn e fretėn mbasi studionin ktheheshin nė vendin e tyne e shpeshherė nisnin nji punė kapilare pėr zgjimin e popullit dhe pėr rritjen e tij morale.
Nė veri kishte tagėr, siē e dijmė, nji ligj i pashkruem: Kanuni, i cili nė themel tė vetin kishte barazinė absolute midis njerzve; ndėrsa nė pjesėn tjetėr tė vendit ligjin e ushtronte mā i forti, e kėshtu beu, qehajai, kapodaija mujshin me grabit gra e vajza e me ēnjerzue kėdo pa pasė frikė se nji individ apo komuniteti vetė mund t’i vente me shpatulla pėr mur. Sado primitiv qė ishte Kanuni, si gjithė ligjet mesjetare, prapseprap kishte nji vlerė normative qė s’e merrte forcėn e vet te frika e sanksioneve materiale, por te ndjenja e parahershme (primordiale) e «nderit».
Pjesa tjetėr e vendit, qė dikur kishte pasė kanunet e veta – siē e tregojnė reliktet e «Kanunit tė Papa Zhulit» - tashma qeverisej me ligjėt e pushtuesit turk, tė cilat nuk synonin me e rritė moralisht shqiptarin, apo me e drejtue nė rrugėn e qytetnimit e tė vetvendosjes. Mā vonė, regjimi komunist, edhe pse luftoi Kanunin, mori prej tij parimin mā primitiv: hakmarrjen, tė cilen e aplikoi nė mėnyrė shkencore tue bā raprezalje, duke vra dhe tue internue familjarėt e miqtė e kundėrshtarėve tė vet politikė. Nė ketė mėnyrė «ēlirimtarėt» identifikonin figurėn e «kundėrshtarit» me atė tė «anmikut».
4. Tue fillue prej viteve ’20-’30 tė shekullit tė kaluem, shtypi dhe propaganda katolike (shih: «Hyllin e Dritės», «Lekėn», «Lajmtarin...», «Zānin e Shna Ndout»), mundohej me dėshmi, me shembuj, me predikime, me konferenca e me statistika me i hapė sytė lexuesve tė vet rreth rrezikut bolshevik. Kah ana tjetėr, nji pjesė publicistash, fletorarėsh e njerzish pak a shumė tė alfabetizuem (prej tė cilėve mā vonė dolėn krenat e kulturės komuniste) tregoheshin tė dashunuem marrėzisht mbas idesė bolshevike e mbas idealeve tė nalta tė barazisė, vllaznisė dhe lirisė. Shumė prej tyne ajo dashuni ua hangri kryet, ashtu siē ua hangri edhe atyne qė atė ide ishin mundue me e luftue me argumenta e me pasion – por pėr tė «dashunuemit» ai fat tingėllonte ironik, mbasi kishin qenė farkėtuesit pozitiv tė shortit tė tyne.
Akti i parė i dramės qė po niste nė pėrfundim tė Luftės sė Dytė Botnore ishte vėllavrasja, kjo gjamė qė ndjek si mallkim gjinķnė njerzore qysh prej fillimeve tė saj. Ka sot prej atyne qė kėtė vėllavrasje duen me na e paraqitė si «veprim» kombtar, nė nji kohė qė pjesa tjetėr e shqiptarėve paska mbetė pasive ndaj ngjarjeve tė kohės. Por filozofia na mėson se veprimi qė nuk ka si pararendės tė vetin mendimin e pastėr dhe idetė e nalta āsht vetėm nji spazėm epileptike qė herėt a vonė ēon drejt vdekjes individin ase turmat. Nji pjesė jo e vogėl e shqiptarėve nė atė moment historik nuk qe e gatshme moralisht me krye vėllavrasje, mbasi besonte nė parimet e qytetnimit e tė drejtėsisė. Pėr ketė gja, shumė prej kėtyne orėpremėve, tue mos e ndie veten fajtorė para ndėrgjegjes sė kombit, nuk e braktisėn vendin por qindruen tue mbarue nėn bataren e logjikės sė «ēlirimtarėve». Edhe Sokrati, shumė shekuj mā parė, s’kishte pranue me ikė prej Athinet mbasi besonte se pėr nji njeri tė ndershėm āsht mā mirė me e pėsue tė keqen sesa me e krye atė.
5. Mā e madhja fitore prej sė cilės s’ka heqė dorė asnjiherė kultura hegjemone āsht marrja e pushtetit apo «ēlirimi» i vendit. Mbas vitit 1944 nuk kishte mā as turkoman e as grekoman, e as xhonturq dhe esadista – por kishte jugofila, sllavofila, rusofila e kinezofila. Sė parit «ēlirimi» pėrkonte me instaurimin e nji regjimi popullor, kurse vetė populli duhej tė kishte si shprehje tė sovranitetit tė vet «qeverinė demokratike».
«Sovranitet», «ēlirim» - kumbojshin si fjalė tė mėdhaja – sidomos pėr ata qė kishin njohtė tanė jetėn vetėm veprimin arbitrar tė beut dhe arrogancėn e qehajait, kopuksinė e tregtarit e padrejtsinė e pashmangshme qė rrjedh prej tė qenunit rajė. Po a ka sovranitet nji popull qė s’gėzon liritė elementare, e si mund tė legjitimohet nji regjim qė pėr 50 vjet nuk āsht zgjedhė asnjiherė me votime tė lira! Sovraniteti nuk bazohet mbi forcėn, por mbi mėnyrėn sesi ka burue dhe ka lindė pushteti. Sovran āsht nji pushtet qė rrjedh vetėm prej popullit, por si mund tė rridhte prej popullit nji pushtet qė s’lejonte asnji parti tjetėr e asnji kandidat tjetėr – posė tė vetėve – me konkurue!? Si mund tė quhet i lirė nji popull qė s’gėzonte asnji liri, pėrveē asaj qė me brohorit e me u shkye tue bėrtitė pėr regjimin nė fuqi!? Vetė Shteti komunist, zanafilla e ēdo legaliteti tė matejshėm, ishte i pajustifikuem juridikisht – mbasi e drejta e mā tė fortit nuk bāhet kurrė themeli i nji fuqije (pouvoir) tė drejtė.
6. Kėshtu zuni fill procesi i shurdhimit tė shpirtit shqiptar, i cili u ndėrmor me ndihmėn e hegjemonisė kulturore tė regjimit komunist. Helmi e handraku qindavjeēar qė ishte mbledhė nė formėn e urrejtjes dhe tė topitjes shpirtnore, tė shterpėsisė dhe tė barbarizmit, gati sa nuk mbėrrijti me e kthye edhe njeriun e thjeshtė nė nji adhurues tė sė keqes.
Nė ketė kohė nji pjesė e popullit, qė nuk e njihte legalitetin e regjimit komunist, nisi me veprue: filloi Kelmendi e vijuene Postriba, Zhapokika, Dibra, Dukagjini e Mirdita, kjo e fundit bāni qindresė deri kah viti 1953. Mā vonė gjithēka u shue, edhe pse nuk u fashit. Por humbės prej kėsaj lufte doli i gjithė populli shqiptar, i cili e kuptoi me 45 vjet vonesė, atė qė disa malcorė tė pashkollė e kishin marrė vesht menjiherė.
7. A ka mujtė komunizmi nė Shqipni me krijue nji elitė tė mirėfilltė kulturore? Komunizmi nė vendin tonė deshti me instaurue nji kulturė, e cila nuk pranonte asnji ndėrmjetėsim (it. mediazione, gjer. Vermittlung – nė kuptimin hegelian) me tė kaluemen. Pėr mentalitetin hegjemon tė kulturės komuniste shekuj tė tanė histori ishin si hini qė ruhet nė nji urnė tė vogėl e qė nuk āsht asgja pėrpara madhnisė sė kohės aktuale. Por s’u kujtuen se ishin tepėr tė vorfėn me marrė pėrsipėr nji gja tė tillė. Mbi tė gjitha ishin tė vorfėn kah ana intelektuale, tue qenė se dogmat dhe anatemat nuk mund tė quhen ide, e po tė thirreshin sot me dėshmue kishin me qenė akt-akuza kryesore ndaj tyne.
Nji prej rekuizitave kryesore pėr me qenė elitė e vėrtetė āsht ndjeshmėnia e naltė morale, e cila shprehet nė sensin e pėrgjegjsisė para kombit, e ky sens nuk lejon me ndėrmarrė eksperimente shoqnore e pėrmbysje epokale pa rrugėdalje. Elita nuk ka tė bajė aspak me gjakun dhe me prejardhjen, por me mendjen dhe cilėsitė morale, tė cilat bajnė qė individi tė shkėlqejė nė atė fushė ku ushtron profesionin e vet. Nji mendimtar i shekullit tė kaluem, R. Aron, e ka pėrēansue elitėn si: «pakica qė afirmohet nė profesionin pėrkatės si mā e mira dhe mbėrrin me zanė vendin mā tė naltė».
Pra, nė qoftė se terrori mund tė konsiderohet nji profesion, mund tė thomi se Enver Hoxha, Koēi Xoxe, Bedri Spahiu, Kopi Niko, Vaskė Koleci e shumė tjerė, kanė qenė elita e kombit. Nė qoftė se servilizmi dhe falsifikimi i realitetit mund tė quhet profesion, nuk do tė ishte e lehtė se cilit prej artistave, shkrimtarve e njerzve tė kulturės hegjemone me ia dhanė ēmimin e parė.
Kultura hegjemone ishte fytyra tjetėr e oligarkisė partiake, e cila i kishte rranjėt te nomenklatura politike. Kėsodore partia mbronte edhe personalisht delfinėt e vet, tue u mundue me krijue nji legjitimitet kulturor pėr pėrmbysjet radikale dhe kaosin social tė shkaktuem nė vend. Nuk zotnonte pra elita, apo si e quejshin grekėt e lashtė, «oi aristoi» (mā tė mirėt), por ishin ēue sukat e sundojshin hyzmeqarėt e dhunės: «oi barbaroi». Nė vetė radhėt e kastės hegjemone zotnonte «diktatura impersonale» (H. Arendt) qė prodhonte hibridin kulturor, ndihej atmosfera e «shpirtit tė kazermės» pėr tė cilėn Rosa Luxemburg kishte kritikue Leninin e “madh” qysh nė vitin 1904. Kėsisoj edhe hegjemonia kulturore komuniste, si e vetmja mėnyrė pėr me konceptue kulturėn, ishte e pėrfshime nė mekanizmin e madh tė terrorit, tė atij terrori qė simbas Karl Marx-it ushtrohej pėr me ia shkurtue agoninė borgjezisė. Por terrori te ne ushtrohej pa pasė nevojė pėr qenien e borgjezisė. Nė ketė mėnyrė «elita» kulturore ndėrmori hyjnizimin e nji njeriu dhe tė idesė sė tij tė palakueshme, duke bā qė kultura jo vetėm tė mos ishte instrument i shpirtit, por tė kthehej nė burķ tė nji force infernale. Ndoshta ndonjeni prej tyne mund ta ketė pėrjetue dilemen: me u bā sherbtor apo viktimė, por rasat e viktimave pėr arsye parimore ndėr radhėt e hegjemonėve tė kulturės janė tepėr tė rralla. Ata qė kur u āsht dhanė mundėsia pėr me u djegė nė flakėn e idealeve tė lirisė s’kanė pasė guxim, sot qajnė e ankohen pse u ka hi tymi i idealeve nė sy.
Ilaēi i popullit tonė tė mjerė: kultura, u ba helmi i tij, pse ata qė duhet tė thejshin prangat shekullore, nuk vonuene me farkėtue pranga tė reja, edhe mā tė randa – mbasi e dijshin mirė se nuk kishin forcė tjetėr pėr me mbajtė tė ndrydhuna mendjet e shpirtėnt - jo tė gegėve apo tė gogėve, por tė njerzve nė pėrgjithsi. Kur po demaskojshin nė aula magna tė Institutit Pedagogjik tė Shkodrės nji prift plak, Įt Pjetėr Meshkallėn, mbasi kishin thirrė tanė kulimat, laviret, shakllabanat dhe horrat pėr me e pėshtye dhe me e sha, i dėrguemi i Partisė iu drejtue tue i thanė: - A e sheh se ēka po tė ban populli? Kurse prifti plak tue ēue sytė me nji ndjenjė mirėkuptimi iu pėrgjegj: - I keni lidhė pėr bukėn e gojės, s’kanė ēka bajnė tjetėr.
Kėshtu hegjemonia kulturore mbėrriti qė t’ia bante shumicės shtyllėn kurrizore me plastelinen e mėsimeve dhe tė idealeve tė Partisė, tue bā qė tė sojmėt tė ligshtoheshin e tė ligshtėt tė verboheshin.
Hegjemonėt u mbajshin me tė madh, mbasi nė nji vend ku shumica ishin tė verbėt, ata qė kishin nji sy tė shtrembėt kujtojshin se kanė nji teleskop tė drejtuem kah e ardhmja. Pėrtypshin citate, mrekulloheshin, kalojshin fibrilacione erotike me veprat e paarritshme tė “udhėheqėsit tė ndritun”, por vetėm pėr nji gja kishin kohė qė kishin reshtė sė pyetuni vetveten: a āsht e ndershme me jetue vetėm tue mbijetue?
Vlera e vėrtetė e hegjemonisė kulturore provohet sapo marrin fund kushtet politike qė e kanė mundėsue, pra, sapo vjen liria. Atėherė duhet me vėrejt se ēka mbėrrijnė me ba ish-hegjemonėt, pra ēka kanė ba nė kėto 14 vjet liri pėr kulturėn shqiptare? Ky āsht fundi i hegjemonisė – krejt i ngjashėm me fillimin e saj, por pa mujtė me qenė pėr asnji ēast elitė kulturore. Nė kushte tė tilla ish-hegjemonėt nuk janė nė pozitėn morale tė atyne qė munden me ēilė dhe me mbyllė debate, me u ngrehalucė si gjyqtarė apo me shprazė ex cathedra idena e pėrkufizime. Prej ish-hegjemonėve sot gjykohet me nji shpengesė tė hatashme edhe Gjergj Fishta, e gjykohet premas e pa apelim, ashtu siē mund ta gjykojnė teneqexhija muzikantin apo bojnaxhija piktorin. Gjykohet edhe kultura katolike “shkodrane”, e cila vuloset si e izolueme. Gjykimi āsht i saktė, por i paplotė: ka qenė nji kulturė e izolueme ashtu siē āsht i izoluem nji oaz prej shkretinės.
Tashma ish-hegjemonėt e dinė mirė se parabola e tyne e ka majen e ngulun nė dhe. Nė kulturė nuk funksionon ligji biologjik i trashigimisė sė tipareve hegjemone, prandaj ndihena relativisht tė ēliruem mbas ēdo funerali e mbas ēdo medalje qė presidenti i Shqipnisė dekreton rregullisht post mortem. Ky āsht sot kuptimin i madh i datės 28 nandor.



"Bota sot"

26 Gusht 2006

 

 

Procesi i Buxhetimit me Pjesmarrje Qytetare ne Bashkine Elbasan

 

Nga Ilir Bejtja

 

Do ta nisja diskutimin tim me disa pyetje te cilat mendoj se kane qene ne mendjet e shume personave e qytetareve te Elbasanit si ne fillimin e ketij Procesi ashtu edhe gjate gjithe zhvillimit te tij ne Bashkine Elbasan.

 

Chare eshte Pjesmarrja dhe Buxhetimi me Pjesmarrje? Cili eshte dimensioni/masa dhe serioziteti i pritur per kete Pjesmarrje? Cilat jane dimensionet e Pjesmarrjes? Pse Pjesmarrje? Kush merr pjese dhe ku? Kush e ka te drejten per te iniciuar nje proces te tille?

 

Keto ishin disa pyetje te rendesishme qe prisnin pergjigje nga ky Proces ne Bashkine Elbasan, por edhe nga ana e qytetareve te kesaj Bashkie. Duke iu referuar konceptit teorik dhe eksperiences se Elbasanit, mund te japim nje percaktim te dobishem mbi Pjesmarrjen dhe Buxhetimin me Pjesmarrje;

 

“Pjesmarrja konsiston ne perfshirjen e shoqerise civile per te marre pjese ne procesin e marrjes se vendimeve nga adminstrata publike, si edhe ne disa procese e aktivitete te tjera qe i takojne shtetit si funksione, per te rritur nivelin e performances se administartes publike ne nivel qendror edhe lokal, per te siguruar me teper perfitime per qytetaret ne formen e produkteve publike dhe per t’i dhene me teper mundesi shtetit per te menaxhuar me mire kostot e aktiviteteve te tij, duke siguruar mbivleren e nevojshme per te rritur buxhetin e tij si rezultat i ketij bashkepunimi, shtet – shoqeri civile.”

 

Dhe duke folur per Buxhetimin me Pjesmarrje, ne fokusohemi ne nje kendveshtrim me te ngushte, duke bere te mundur pjesmarrjen qytetare ne procesin e vendim-marrjes se administrates publike ne lidhje me perdorimin e e fondeve publike per sherbime, investime ose qellime te tjera. Perkufizimi im ne kete rast do te ishte;

 

“Buxhetimi me Pjesmarrje eshte procesi i percaktimit te prioriteteve per investime dhe planifikimit te buxhetit lokal nepermjet nje procesi pjesmarrje te shoqerise civile – qytetare, grupe interesi, grupe vulnerabel dhe minoritete, si edhe aktore te tjere dhe grupe te interesuar ne ate njesi lokale, qytet, komune ose qark; nje zbatim i projekteve dhe politikave nen monitorimin e shoqerise civile, e perfaqesuar ne kete proces bazuar ne rrethanat e vecanta dhe nivelin e zhvillimit ekonomiko-social te cdo rajoni apo vendi.”

 

Duke marre ne konsiderate qe qeverisja lokale vuan ne menyre te vazhdueshme mungese fondesh dhe sherbimet qe njesite lokale te qeverisjes duhet te mbulojne ne nje shoqeri dhe treg ne zhvillim rriten vazhdimisht ne numer dhe ne mase, financimi i ketyre sherbimeve dhe investimeve eshte gjithmone objekt i nje vendim-marrje shume te veshtire. Bazimi ne pjesmarrjen qytetare ne keto rrethana ndihmon per nje shperndarje ne formen me te mire te kerkuar, ose te pakten ne nje forme me te mire se e meparshmja, te burimeve te njesive lokale te qeverisjes, vecanerisht te investimeve, pikerisht atje ku paraqiten edhe nevojat dhe donosdoshmerite kryesore te komunitetit.

Ne te njejten kohe, Buxhetimi me Pjesmarrje eshte nje forme e demokracise pjesmarrese, me fjale te tjera nje kombinim i elementeve te demokracise direkte me demokracine perfaqesuese. Programet e Buxhetimit me Pjesmarrje jane procese inovative te berjes se politikes.

Nje rendesi te madhe ka ne nje proces te tille transparenca dhe pergjegjesia e administrates publike ne syte e shoqerise civile.  Te qenit partnere ne nje proces te tille, buxhetim me pjesmarrje, garanton transparence ne perdorimin e taksave te paguara nga qytetaret, duke rritur keshtu besimin ne administarten lokale dhe duke rritur ndergjegjesimin e qytetareve per te paguar taksa dhe tarifa lokale me te larta per te patur me teper sherbime dhe investime. Procesi demistifikon gjithashtu aktivitetet e administrates publike ne syte e komunitetit, duke rritur transparencen dhe kominikimin midis bashkise dhe komunitetit.

Ne vazhdim te diskutimit te mesiperm, objektivi kryesor i ketij Procesi te zhvilluar ne Bashkine Elbasan ne formen e nje Projekti Pilot ne bashkepunim me Co-Plan, Tirane, ishte;

Te mundesoje pjesmarrjen e shoqerise civile ne vendim-marrjen e administrates publike lokale, duke filluar me Buxhetimin me Pjesmarrje, per te garantuar me shume transparence nga ana e Bashkise Elbasan ndaj qytetareve te saj, duke permiresuar performancen e saj dhe duke i sherbyer me mire komunitetit qytetar te Elbasanit.

Ne kete kontekst pjesmarrja qytetare nuk kufizohet ne votimin per zgjedhjen e ekzekutivit dhe trupit legjislativ lokal, por gjithashtu vendos mbi prioritetet e shpenzimeve, si edhe nderhyn ne planifikimin dhe aktivitetet operative ne lidhje me shperndarjen e burimeve financiare te adminstrates publike, duke siguruar konformitet me te larte midis aktiveteteve te kesaj adminstrate dhe pritjes se komunitetit per to; kontrollon menaxhimin e qeverisjes lokale nepermjet njesive te monitorimit.

Duke iu pergjigjur pyetjes se dyte do te thoja se dimensioni/masa e pjesmarrjes se komuniteit qytetar ne procesin e vendim-marrjes se administartes publike nuk synon ne asnje rast te cenoje fuqine vendim-marrese te trupit legjislativ lokal (Keshillit Bashkiak). Ajo thjesht synon te ndihmoje ne formen e nje organizmi konsultativ organet te cilave ju takon me ligj te vendosin, ne menyre qe keto vendime t’u pergjigjen sa me shume kerkesave te komunitetit dhe te shoqerise civile ne pergjithesi. Kjo garanton me shume zhvillim si pasoje e rritjes se besimit nga ana e shoqerise civile dhe e individeve ne qeverisjen lokale. Persa i takon seriozitetit te ketij procesi, ai ka qene vazhdimisht i garantuar, kur kemi parasysh masen e perfshirjes si te administartes lokale te Bashkise Elbasan ashtu edhe te qytetareve ne kete proces, e cila ka qene vertet per t’u propaganduar si nje arritje shume e rendesishme ne kete drejtim. Kjo solli edhe produkte te mira te ketij procesi dhe ne te njejten kohe mjaft te prekeshme per qytetaret.

Duke vazhduar me tej me pyetjen e katert, pjesmarrja e shoqerise civile ne kete proces u realizua ne dy dimensione, ate territorial dhe ate sektoral. Qyteti u nda ne dhjete zona me nga dy lagje secila prej te cilave do te dilnin prioritetet e qytetareve dhe perfaqesuesit e tyre ne nje komision te perbashket me anetaresi qytetare dhe te stafit te Bashkise. Nderkaq per te permbushur dimensionin sektoral dhe per te garantuar me teper perputhje mes Strategjise se Zhvillimit te Qytetit, proces i nisur me pare, dhe Buxhetimit me Pjesmarrje, ne kete komision u perfshine edhe perfaqesues te shoqerise civile per cdo grup tematik te Procesit te Strategjise – nga nje per cdo grup – te cilet jane edhe anetare me te drejte vote ne kete komision.

Komisioni perbehet nga dhjete perfaqesues te qytetareve te zgjedhur per cdo zone – mbi baze territoriale, kater perfaqesues nga grupet tematike te Strategjise se Zhvillimit te Qytetit – perfaqesues nga grupi i zhvilimit ekonomik, social-kulturor, ambjentalist dhe urban, dhjete perfaqesues te stafit te Bashkise Elbasan dhe kryetar i ketij komisioni eshte Kryetari i Bashkise Elbasan. Komisioni quhet Komisioni Qytetar i Buxhetimit me Pjesmarrje. Sic shihet ky Komision ka nje shumice te ndjeshme te shoqerise civile.

Pergjigjes se pyetjes “Pse pjesmarrje?” qytetaret i jane pergjigjur ne disa anketime, nga ku ka rezultuar se ata nuk ndjehen aspak te perfaqesuar ne vendim-marrjen publike lokale nga perfaqesuesit politike ne Keshillin Bashkiak. Forma e zgjedhjes se tyre nuk eshte e tille qe te garantoje kontakte te detyruara direkte te ketyre keshilltareve me komunitetin, si gjate periudhes zgjedhore ashtu edhe gjate funksionimit te Keshillit. Kjo ne nje fare mase ben te pa ndjeshme pergjegjesine qe keshilli ka drejt per drejt ndaj komunitetit. Pergjegjesia e tyre eshte politike dhe drejtohet ndaj trupes politike qe ata perfaqesojne. Keto edhe arsye te tjera cojne natyrshem ne nje pranim te kesaj forme te re perfaqesimi te shoqerise civile ne vendim-marrjen publike.

Ne nje proces te tille garantohet nje pjesmarrje e te gjithe qytetareve, grupeve vulnerabel dhe minoriteteve, te cilet kane qene shume pak te perfaqesuar deri tani ne jeten sociale dhe ekonomike te qytetit.

Ne te njeten kohe duke ftuar ne menyre permanente perfaqesues te politikes lokale, keshilltaret lokale, te marrin pjese ne mbledhjet e Komisionit te Buxhetimit me Pjesmarrje, edhe pse pa te drejte vote (vota e tyre eshte e rezervuar per miratimin e dokumentit final te Komisionit ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak per miratimin e buxhetit te vitit ne vazhdim),  dhe te qenit vazhdimisht transparente duke monitoruar te gjithe procesin edhe nepermjet mediave lokale, u arrit nje perfaqesim shume i rendesishem i qytetareve – pjesmarrje – ne procesin e vendim-marrjes mbi investimet dhe sherbimet qe Bashkia do te ofroje per komunitetin gjate ketij viti.

Se fundi, natyrshem merr pergjigje pyetja e fundit “Kush e ka te drejten ligjore per te filluar/nxitur nje proces te tille pjesmarrje?”. Kjo iniciative i takon Kryetarit te Bashkise Elbasan dhe Keshillit Bashkiak te kesaj Bashkie. Procesi, mes debati ne disa mbledhje te Keshillit Bashkiak, pas nje sensibilizimi te tij rreth perfitimeve nga Procesi i Buxhetimit me Pjesmarrje, u miratua dhe mori rruge per t’u zbatuar ne kete Bashki. Ne kete kuader duhet pershendetur inciativa politike e Bashkise Elbasan per te mbeshtetur dhe zbatuar nje proces te tille, nga i cili une mendoj se askush nuk mbeti i zhgenjyer apo ne dyshime. Perfitimi ishte i dyanshem dhe mendoj se ka nxitur te gjithe skeptiket per nje pjesmarrje me te gjere ne procesin qe do te zhvillohet per buxhetimin lokal te ketij viti ne lidhje me investimet e sherbimet e vitit te ardheshem.

Disa rezultate te rendesishme te procesit te vitit te pare, 2005, jane; me shume se 400 prioritete te renditura me vullnet te lire nga qytetaret, tridhjet prioritete – tre per cdo zone – te perzgjedhura per t’u votuar ne Komisionin e Buxhetimit me Pjesmarrje per investime ne vitin 2006, 20 projekte te financuara nga kjo liste me nje shtrirje prej dy per cdo zone, monitorim dhe transparence e tenderimit dhe zbatimit te projekteve ne terren nga ana e qytetareve te zonave respektive, fonde te kursyera nga nje tenderim transparent, qe do te thote me shume projekte per t’u investuar nga lista e perzgjedhur e prioriteteve, nje ze ne buxhetin e Bashkise per mbeshtetjen e Procesit te Buxhetimit me Pjesmarrje ne vitet ne vazhdim, ura me te forta komunikimi dhe bashkepunimi midis Bashkise, Keshillit Bashkiak, Kryetarit dhe administrates lokale nga njera ane dhe shoqerise civile nga ana tjeter, konkretizim i disa projekteve te percaktuara edhe ne Strategjine e Zhvillimit te Qytetit, besim me i larte ne komunitet per performance me te larte te Bashkise dhe per me shume produkte publike.

Ajo c’ka mund te them eshte, nje pershendetje e forte per te gjithe pjesmarresit ne Projekt, duke i ftuar qytetaret te kontribuojne edhe me shume ne procesin e buxhetimit me pjesmarrje qe do te zhvillohet gjate ketij viti.

Konsiderate dhe falenderim i takon edhe Co-Plan Tirane, ARZH, CSDC dhe SIFE Elbasan, per asistencen qe i dhane Procesit, duke e lehtesuar ate ne cdo hap

  

 

Galeria, galerizmi dhe galeristėt.

 

 

Bujar KAPLLANI

Skulptor

 

 

 

A duhet  te ngrihet galeria e arteve figurative ne Elbasan dhe problemet qė lidhen me tė

 

 

Sė fundi edhe pėr galerinė paska interes tė shqetėsohen tė gjithė, madje edhe ata qė deri mė sot nuk  e ndjenin prezent kėtė shqetėsim.

Galeria e arteve figurative ėshtė njė institucion ku mpleksen e mėshirohen tiparet e fizionomisė sė qytetit si; historia, kultura, morali dhe individualiteti qytetar, zhvillimet e proceseve ekonomike, transformimet ekonomike - shoqėrore, psikologjia sociale e individualiteteve krijuese etj..

Por prezantimi subjektiv i kėtij shqetėsimi qytetar, tė shpie nė njė perceptim tė gabuar tė rolit dhe rėndėsisė qė merr ringritja e galerisė sė arteve figurative nė qytetin e Elbasanit. Devijimi i gjykimit mbi zgjidhjen e kėtij problemi, ndihmohet nga dy qėndrime tė deformuara qė gjejnė terren nė frymėn e galerizmit dhe konceptin e galeristit.

Galerizmi ėshtė njė frymė qė u injektua nė vitet '70 nė mėndjet e atyre qė mundėsoheshin pėr t'u pranuar nė kėto galeri lokale, ku kriter ishte devotshmėria dhe kujdesi ndaj vijės sė partisė, me tė vetmin qėllim pėr t'u quajtur artist i njohur nė nivel lokal, pasi plotėsonte figurėn e personalitetit shoqėror tė tyre nė ndihmė tė punės sė partisė nė politikat e artit, si dhe nė vlerėsimin e veprimtarive krijuese figurative nėpėrmjet komisioneve artistike tė pranimit dhe komisioneve tė vlerėsimit financiar dhe tregshitjes sė tyre. Mė jepet rasti tė kujtoj edhe njėherė se ishin kėto komisione qė i hiqnin punėt nga ekspozimi Isuf Sulovarit a dikujt tjetėr (pėr arėsyet qė vetėm ata i dinė, se sot nuk ėshtė e hijshme t'i kujtojmė kriteret ku bazoheshin), por po kėto komisione ēmonin punėn e disa tė tjerėve qė ndjenin ngrohtėsinė e pushtetit, pushtet tė cilin ditėn ta shajnė mirė mė pas madje edhe "artistikisht". Kjo frymė e galerizmit i vuri nė njė garė tė ethshme midis tyre pėr tė futur sa mė shumė punė nė galerinė e qytetit, me arėsyen se kush ka mė tepėr punime aty, ai ėshtė artisti mė i mirė, tamam si njė ndeshje basketbolli. Ndaj nėse rihapet galeria e arteve, do tė jetė mirė qė ēdo artisti t'i ofrohet njė sipėrfaqe e caktuar, ku tė vendoset puna mė e mirė e tij.

Pse kujtohet e kaluara, do ndjehet dikush? Arėsyeja ėshtė e thjeshtė, galeria nuk ėshtė pronė e atyre qė e mbushėn kėtė galeri, por ėshtė pronė e qytetarėve tė cilėt duan qė fėmijėt e tyre tė arsimohen, edukohen dhe kulturohen me njė frymė tė re. Ndaj askush nuk ka pse e sheh si njė mundėsi tė re pėr t'u mitizuar nė ripushtimin e hapėsirave tė reja tė saj. Tė rinjtė duhet tė kenė shansin tė zenė vėndin qė u takon nė syrin e publikut.

Zėri pėr aktualizimin e kėtij problemi, nuk lind nga firmat e mbledhur shkallėve dhe "kafeneve tė preferuara", por nė mėnyrė institucionale, ku ftohen tė marrin pjesė tė gjithė artistėt e qytetit, madje dhe nxėnėsit e shkollės sė pikturės e skulpturės. Galeria nuk ėshtė shesh pėr tė filluar garėn e galerizmit, i cili bėhet mė i ashpėr dhe mė i paprinciptė tani kur disa prej konkurrentėve humbasin mundėsitė nė pozicionet e punės ku ndodhen.

Galeristėt lindin pikėrisht nė kėtė moment kur rilindja e galerisė shikohet si njė pozicion i ri pėr tė pėrfituar bonuse fizike, morale dhe financiare. galeristėt nuk folėn pėr 7 vjet me rradhė pėr mungesėn e galerisė, madje mundoheshin tė mos zgjohej nga gjumi ideja e galerisė, sepse mund tė humbisnin hapėsirat nė funksion tė aktiviteteve tė tyre private, qė i takonin galerisė. Galeristėt nuk flasin pėr galeritė lokale, kur janė duke u marrė me aktivitete ndėrkombėtare, ata i marrin punėt me rradhė, ndoshta tani e kanė kohėn me tepri pėr kėtė punė, ose nuk kanė punė tjetėr.

Galeria e arteve edhe pse nuk kam asnjė punim nė kėtė hapėsirė ( ashtu si edhe shumė artistė mė tė rinj se unė nė kėtė qytet), gjithmonė e kam vlerėsuar si njė prioritet tė zhvillimeve kulturore nė qytet, jo se e shoh kėtė si problem vetjak si artist profesionist nė artet figurative, por si njė qytetar normal si gjithė bashkėqytetarėt e tjerė, si njė mėsimdhėnės nė shkollat e qytetit, nxėnėsit e tė cilave nuk e kanė mundėsinė tė ilustrojnė bisedat e tyre pėr artet, si njė vizitor nė Europė, qė edhe nė qytetet mė tė vogla se Elbasani gjente galeri arti mė tepėr se sa kemi ne nė tė tėrė Shqipėrinė, nėse flasim pėr turizėm.

Pėr kėtė kam debatuar edhe nė komisionin e kulturės pranė Drejtorisė sė Kulturės dhe Sporteve tė Bashkisė Elbasan. Pse Qendra Kulturore e pėrjashtoi Galerinė e Arteve, dhe projektohet si njė institucion muzikor? Pėrgjigja ishte se do tė projektohet brenda muzeve dhe trashgimisė kulturore, i cili shpresojmė tė jetė duke u pėrgatitur edhe kėtė herė.

Ndaj i ftoj tė gjithė artistėt figurativė qė tė organizohen si njė Shoqatė Profesionale e cila tė ketė detyrime dhe tė drejta nė aktivitetet artistiko-kulturore qė programon Bashkia e Qytetit, sepse duhet tė kenė mundėsinė pėr t'u pėrfaqėsuar nė projekte frutdhėnėse. Shoqatat personale na duan pėr t'ju shėrbyer kryetarėve, ndėrsa ne mund tė gjejmė vetė mėnyrat e organizimit dhe drejtimit tė energjive tona. Ndryshe ata do vazhdojnė tė hapin ekspozita me punimet tona edhe atėhere kur nuk e dimė dhe tė na shkruajnė emrin nė gazetat e tyre pėr ato qė nuk kemi bėrė.

Mendoj se vetėm ky qėndrim do tė na ndihmojė ta shohim Galerinė e Arteve jo si galeristė, por si qytetarė dhe artistė qė nderojmė vetvehten.

Dt. 1 Maj

 

Per titullin Qytetar Nderi, te thithet opinioni i gjere qytetar nepermjet anketimit e shoqeruar edhe me nje fushate mediatike

 

 

Nga Prof. as. Dr. R. Cerepi

Anetar i Keshillit Bashkiak

 

Se bashku me komisionet e perhereshme te keshillit bashkiak, ne Bashkine Elbasan, funksionon edhe komisioni ad hoc i verifikimit dhe vleresimit te figurave. Rendesia e punes se ketij komisioni eshte vertete e veēante dhe lidhet me aspekte delikate te se shkuares, te se sotmes, dhe natyrisht te se ardhmes.

Akoma me delikate behet puna e ketij komisioni, mbasi ajo lidhet me sentimente qe familjare te shumte kane per njerezit e tyre te zemres, te cilet kane kontribute te spikatura ne fusha te ndryshme dhe nga ana tjeter, e nivelit  te vetedijes qytetare, i cili monitoron dhe reagon ne baze te zgjidhjeve dhe perzgjedhjeve qe ben komisioni i verifikimit dhe vleresimit te figurave me punen e tij kohe mbas kohe.

Misioni i komisionit eshte te beje perzgjedhjen  dhe vleresimin e  atyre figurave apo personaliteteve te cilet nder shekuj dhe deri ne te sotmen, ndezen nje Qiri jo vetem per familjet e tyre, por me gjere, per interesat e medha te komunitetit ku kane qene te perfshire dhe deri ne kontribute me jehone kombetare, rajonale etj.

Historia, disa nga keto figura apo personalitete, i ka ndriēuar mjaftueshem mire. Te tjere per shkak te natyres tone grindavece, politizimit te skajshem ne ēdo regjim ku kemi qene te detyruar te kapercejme, por edhe per shkak te deshires se paket per te ndertuar forume apo institucione demokratike me integritet te larte moral e teknik, ose jane lene ne harrese, ose jane deformuar qellimisht nga klani me pushtet.

Ne vitet e demokracise pluraliste,nje numur jo i vogel personalitetesh u vleresuan ose u rivleresuan nga shteti demokratik, shoqatat e ndryshme, keshillat komunale, keshillat bashkiake etj. Por krahas vleresimeve korrekte e te merituara, jo rralle ne shtypin e dites, pseudogazetare te paguar mire, bene jo pak shkrime te fryra, deri dhe editoriale, per do njerez te “shquar” qe paskan jetuar mes tone dhe ne nuk i paskemi vene re!

Pikerisht nga ketu duhet te nise puna dhe pergjegjesia e komisionit te verifikimit dhe vleresimit te figurave, pune e cila te strukturoje nje sistem rregullash ose kriteresh te cilat te stimulojne dhe lehtesojne vleresimin e personaliteteve me kontribute te spikatura dhe nga ana tjeter, te behen pengese per kapercimin ne piedestal te individeve pa keto atribute.

Ky hap kaq i thjeshte ne dukje, na ka munguar nder vite, duke e lene ne dore te spontanitetit vleresimin e vlerave te verteta qytetare, duke lene nje shteg te hapur nga ku depertuan deri dhe Qytetar Nderi individe pa motivacion bindes.

Shoqatat te cilat jane ngritur dhe funksionojne, si shoqata Normalisti, shoqata Elbasani, shoqatat e te perndjekurve nga sistemi komunist etj,  kane dhe ato nje pjese jo te vogel te pergjegjesise per temen te cilen trajtojme. Ne vend qe te bejne studime te plota, rendom vihen ne levizje kur familjare, te cilet duan te bejne diēka per te afermit e tyre, u drejtohen ketyre shoqatave me ndonje kerkese, sepse rituali e kerkon qe propozimet per vleresim, te vijne nepermjet shoqatave ne institucionet e shtetit qe bejne vleresimin.

Nga ana tjeter, nuk jane kryesite e shoqatave ato qe veprojne, por kryetaret e tyre te cilet e trajtojne si privilegj te tyrin kete atribut, duke mos ngurruar tu kerkojne familjareve ne nevoje edhe ndonje haraē te vogel material, per te “fuqizuar” arken e shoqates!

Per te dale nga kjo rrokopuje qe nuk na nderon sygjeroj:

 

1.      Komisioni i verifikimit dhe vleresimit te figurave, te hartoje dhe shpalle kriteret qe do te sherbejne per te ndertuar nje vleresim korrekt, shkencor, te hapur dhe mundesisht konsensual te njerezve me kontribute te spikatura dhe ti kaloje ato per miratim ne mbledhjen me te pare te keshillit bashkiak.

2.      Shoqatat ti shoqerojne propozimet e tyre prane komisionit te verifikimit dhe vleresimit te figurave mbi baze studimi te plote, te grupuara, me CV perkatese, ku te jepen edhe mendime per vendin qe ato duhet te zene ne hiearkine e vleresimit si; Qytetar Nderi, emertim shkolle apo institucioni, emertim rruge etj, bazuar ne kriterin teshme te njohur ku te mos kete me shume se nje vleresim per sejcilin nga ata.

3.      Perfshirja ne komisionin e verifikimit dhe vleresimit te figurave edhe te perfaqesuesve te shoqatave qe kane objekt te punes se tyre kete problem dhe e grupeve te interesit.

4.      Per titullin Qytetar Nderi, te thithet opinioni i gjere qytetar nepermjet anketimit e shoqeruar edhe me nje fushate mediatike.

 

Rregullat dhe funksionimi demokratik do te na ndihmojne per ta ēuar hakun tek i zoti.

 

Prof.as.dr.Roland ĒEREPI

Anetar i Keshillit Bashkiak