"SkampA" online

Politike














Home | Historia e Elbasanit | Shtrirja gjeografike | Turizmi | Tregetia dhe biznesi | Bujqesia | Industria | Figura te shquara | vende per te vizituar | Links





 

 

DISKUTIM  NE  SÉANCE  PLENARE  DT 05.10.2006  PER MIRATIMIN E  P/L  “PER  BUXHETIN  FAKTIK  TE  VITIT 2005” DHE  RAPORTIT  TE  KLSH  PER  ZBATIMIN  E  TIJ.

 

Nga Durim Hushi

 

Te Nderuar Kolege.

Deshiroj qe fillimisht te shpreh voten time “Pro” per projektligjin “Per Buxhetin e Shtetit te vitit 2005” si dhe Raportin e Kontrollit te Shtetit per kete buxhet. Ne kemi diskutuar ne Komisionin e Ekonomise per shume problematika qe shoqerojne keto dy dokumente te rendesishme. Duke respektuar mendimin e specialisteve te mirefillte ekonomiste, deshiroj te jap dhe une disa opinione e mendime personale te stimuluara si te tilla pikerisht nga ajo analize e Komisionit.

Pra para 3 ditesh, ne Komisionin e Ekonomi – Financave te Kuvendit, ministri i financave mbrojti p/l “Per miratimin e Buxhetit faktik te Shtetit per vitin 200” se bashku me Kryetarin e KLSH i cili mbrojti Raportin e KLSH per ate buxhet.

Ate dite kam pyetur z. Ēeku nese ka patur presion nga Qeveria aktuale lidhur me kontrollet qe ushtron apo konkluzionet qe terheq. Kam marre pergjigje se nuk ka patur asnje presion negativ.

Kam pyetur gjithashtu Z. Bode nese ka ardhur koha qe opozita te kete kreun e KLSH pas nje viti e gjysem qeverisje demokrate me qellim qe te rritet maksimalisht transparenca rreth miremenaxhimit te financave pulike. Kam marre pergjigje se nuk eshte diskutuar deri tani ky problem nga ana e qeverise.

Do t’i kthehem serish ketij argumenti, se ne thelb e njejta pyetje eshte, por paraprakisht do te bej disa sqarime qe i sherbejne atij.

 

Ne ate mbledhje te Komisionit pati disa momente kur te dy drejtuesit e larte te shtetit nuk ishin aq koherente sa ua diktonte zgjidhja e problemeve. Psh z. Ēeku informoi se jane rreth 2 miljard leke deme te arkes se shtetit te evidentuara plotesisht te cilat duhet patjeter te cdemtohen nga personat pergjegjes. Mendimi i tij ishte se kjo vlere duhej konsideruar si e ardhur per vitin 2007 qe do te thote se qeveria duhet ta planifikonte si te tille ne projektbuxhetin 2007. Kjo dikton nga njera ane shtimin e te ardhurave te buxhetit ndersa krijon dhe efekte psikologjike sipas te cilave kush perfiton padrejtesisht do te zhdemtoje patjeter.

Me beri pershtypoje qe z. Bode asqe e trajtoi ne komision kete sugjerim aq me teper kur personi qe e propozonte ish nje funksionar jo me pak i rendesishem se ai ne funksion e ne profesion. Megjithate le te shpresojme se z. Ēeku, do te marre pergjigje pozitive kur te miratojme buxhetin e vitit 2007. Kush mendon se 2 miljard leke jane pak ne krahasim me vleren totale te buxhetit mund t’u sqaroj se jane baras me 10 vjet investime per Elbasanin me ritmin e zhvillimeve aktuale. Pra mbeshtes z. Ēeku ne propozimin e tij.

 

Te njejtin opinion ndaj me Ēekun kur ai evidenton vlera skandaloze te borxheve te reja e te vjetra te cilat biznese te caktuara duhet t’ia kthejne shtetit, flitet per rreth 40-50 miljon $ nese me kujtohet mire. Nuk me erdhi mire qe z. Bode argumentoi se ka veshtiresi deri ne pamundesi te qeverise per t’i vjelur ato borxhe. Ai e justifikoi kete me shembuj nga me te ndryshem qe nga firmat fantazem e deri te ish biznesmene qe kane ndryshuar emrin ne gjendje civile, persona te paidentifikuar qe s’u njihet vendndodhja, etj. Me kujtohet se mosvjelja e ketyre borxheve ka qene nje pike sulmi e fuqishme e demokrateve kunder socialisteve ne fushaten e 3 Korrikut kur biznesmenet ne borxhe konsideroheshin prej tyre vellezer hajdute me ish qeveritaret.

Insistoj qe keto vlera financiare te mos falen sic propozoi ndonje koleg tjeter parafoles, perkundrazi te vilen, shteti kur don ia arrin qellimit. Ne fund te fundit eshte nje premtim i PD se nuk do te lejoje te sillet me keto vlera financiare ashtu sic ndodhi me kredite e viteve 1993-1995.

 

U diskutua gjate ne Komision por edhe ketu ne seance se KLSH ka propozuar ndryshimin e mjaft ligjeve per te permiresuar menaxhimin por dhe efektivitetin e financave publike. Te tille jane ligji per prokurimet publike, per tatimet e taksat, per financimet e huaja, per falimentimin, per shoqerite tregetare, per financieret kontabel, etj. Si ketu dhe ne Komision, qeveria shprehet e gateshme te bashkepunoje per kete problem por ne kurre nuk kemi mesuar nese ka nje bashkepunim te tille e se jane bere propozime te tilla. Mendoj se eshte detyrimi i qeverise qe brenda vitit 2007 te nderhyje per permiresimin e ligjeve te tilla, pra kerkoj qe axhenda e plote me listen e ketyre p/ligjeve por dhe me afatet e tyre, te vije ne dispozicion te deputeteve brenda vitit ne vazhdim.

 

Se fundi deshiroj te prek edhe nje here ate qe z. Bode diskutoi gjate e me te drejte ne Komision, per domosdoshmerine e rritjes se transparences se menaxhimit te financave publike. Jam ne te njejten mendje se duhen permiresuar ligjet mbi kontrollin e financave publike, ligjet mbi auditimin, kontrollet e brendeshme te qeverisjes qendrore dhe lokale, etj. Jam i te njejtes mendje me te qe te perpiqemi maksimalisht te arrijme standarde gjithnje me te larta te administrimit por dhe efektivitetit te ketyre financave. Ne konceptin tim, te cilen dhe e propozoj, maksimumi i transparences arrihet nese KLSH eshte institucion qe do te drejtohet nga socialistet e opozites. Keshtu edhe qeveria do te ishte me bindese ne pretendimet e saj per zbatimin rigoroz te ligjit, luften kunder korrupsionit ne pergjithesi perfshire korrupsionin blu perpos atij roze.

Fatkeqesisht konstatoj se propaganda e qeverise eshte e pranishme njelloj si nje vit me pare. Kemi nje qeveri e cila flet e premton vetem ne pergjithesi dhe nje KLSH qe vazhdon e kontrollon problematika qe ne fund te viti 2006 i takojne vitit 2005.

Sot z. Ēeku duhet te jete ne gjendje te prononcohet nese pas nje viti qeverisjeje demokratesh ka ndryshuar dicka ne krahasim me epoken e socialisteve, te na informoje psh sa zyrtare te larte paguhen ne borde e keshilla drejtuese, sa fonde shtese konsumojne ata sot, cilet sektore jane ne perkeqesim financiar. KLSH sot duhet te na evidentoje jo vetem borxhet qe biznesi i ka shtetit por edhe borxhet qe shteti i ka biznesit, rreth 35 miljard leke sipas KLSH.

Ndersa qeveria sot duhet  te na tregonte kur dhe si do ia paguaje borxhet biznesit. Ajo duhet te na tregoje cdo behet me kompanine e superfolur Eagle Mobile e cila praktikisht sot rezulton me humbje, eshte e falimentuar sepse shpenzon shume e nuk krijon fare te ardhura.

Qeveria sot duhej te informonte Parlamentin pse kontrolli i brendshem i dikastereve ka zbuluar 4 here me pak se sa KLSH per te njejtet objekte te kontrolluar.Qeveria duhet te spjegoje sa ndikon negativisht ne uljen drastike te efektivitetit te kontrollit te ketyre dikastereve Departamenti i Kontrollit te Brendshem Administrativ dhe Antikorrupsion ne Kryeministri.

Z. Ēeku para se te te thote se qeveria nuk ka ushtruar presion negativ mbi aktivitetin e KLSH, mendoj se sot duhej te denonconte faktin qe Departamenti i Kontrollit i Kryeministrit ka zvetenuar totalisht KLSH-n, ai sot duhej te denonconte faktin se ai Departament i paligjshem ka zevendesuar perfundimisht institucionin me te larte ligjor mbi kontrollin e financave publike. Ne kendveshtrimin tim ne perputhje me kete analize KLSH sot eshte nje institucion krejtesisht pa autoritetin qe i jep ligja. Dhe kjo eshte nje aresye me shume per t’ja dhene opozites.

Faleminderit.

emerimet.jpg
emerimet e PD

POLITIKE

 

 

Deklarata

 

Q.Sejdini: Denoncoj hipokrizine e mazhorances qeverisese ne Bashkine e Elbasanit

 

 

Kryetari i Partise Socialiste per Bashkine Elbasan ka dale te shtunen ne nje konference per shtyp

 

Jam ketu per te denoncuar hipokrizine dhe demagogjine mazhorances qeverisese ne bashkine e Elbasanit. Nepermjet show-t mediatik ne menyra nga me te ndryshme, prej shume kohesh degjojme te flitet nga perfaqsuesit e pushtetit lokal per arritje, investime dhe projekte. Eshte krijuar pershtypja se po punohet mire dhe cdo gje po shkon ne rregull. Por eshte koha qe gjerat te thuhen hapur. Gjithcka qe tregohet si arritje ne fakt fsheh varferine e madhe qe ka kapur te gjithe banoret e qytetit tone. Ne nuk dime nese kur dalin ne media ne perurime gjysmake apo fillimesh rrugesh apo shpallje projektesh, perfaqsuesit e pushtetit lokal e ndjejne eren e plehrave qe digjen dhe tymin e fshesave primitive cdo nate dhe e bejne daljen ne rruget e qytetit te padurushme, duke rrezikuar edhe semundje infektive per femijet tane. Dhe kjo ka te beje drejtpersedrejti me cilesine e jeteses.

Ne te gjitha daljet ne publik te perfaqsuesve te bashkise nuk flitet asnjehere per nivelin e korrupsionit, I cili eshte nje nga arsyet kryesore qe shkaterron cilesine e jetes. Dhe nuk na takon ne ti mesojme ketyre perfasuesve te pushtetit se korrupsioni shtohet ne vendet ne tranzicion sa here qe mbyllen hapesirat dhe sa here qe njerezve te pushtetit u mungon transparenca. Dhe kete e vuajme te gjithe ne. Pjese e ketij korrupsioni moral eshte dhe heqja e njerezve nga puna per motive thjesht politike dhe personale, dhe zevendesimi i tyre me medioker dhe militante te djathte.

Nuk eshte e re,por eshte nje fakt qe duhet theksuar se ne bashkine e Elbasanit mungon thuajse teresisht transparenca ndaj publikut. Njerezit e thjeshte, ato qe na besojnevoten kanenevojetedijen se cfare behet me ta. Dhe nuk eshte per tu cuditur,qe megjithese ka fituart shume projekte,bashkia e elbasnait nuk ka asnje projekt qe te kete te beje me transparencen e puneve te bashkise, sidomos me transparencen finaciare. Keshtu p.sh., bashkia e Elbasanit akoma nuk kanje faqe interneti ku qytetari i thjshte te kete mundesine te marre vesh se ku shkojne fondet dhe taksat e tij. Dhe askush nuk e di nese ato taksa qe ai paguan shkojne vertet aty ku ai pret,per te permiresuar cilesine e tij te jetes,apo diku tjeter...Projekte te tilla si “buzhetimi me pjesemarrje”,ku pritej realisht qe qytetari te merrte ne dore fatin e tij, jane harruar tashme dhe jane kthyer ne demagogji dhe propogande

Flitet shume per projekte te fituara, por nuk flitet asnjehere per projektet humbura, ato qe shkruhen, aplikohen dhe nuk fitojne. Kjo sepse ose pushtetaret nuk kane aftesine per te fituar projekte ne ate mase qe e deklarojne veten, ose sepse nuk aplikojen fare,ose sepse nuk klassikohen te denje per ti merituar fondet. Dhe per keto projekte te pafituara dhe te deshtuara qe ne lindje per shkak te paaftesise nuk flitet asgjekundi. Keshtu p.sh. grantin e Bankes Boterore prej 700 mije $  per nxitjen e punesimit e kane fituara deri aplikues nga Puka dhe Tropoja (pervec Tiranes),  por nuk flitet asgjkundi per projekte nga bashkia e Elbasanit. Apo valle Elbasnai nuk ka nevje per te tilla projekte,kur dihet qejemi nder qytetet me te varfer te Shqiperise?  Sot ne Elbasan ka 5%me shume te papune krahasuar me nje vit me pare…per te mos folur pastaj per krijimin e mundesive per pune ne zonat me te varfera te qytetit , sepse sic e dime per te gjithe ne mundesia per te patur pune eshte e vetmja mundesi per te luftuar varferine.

Pse nuk flitet per deshtimet, te cilat jane kaq te shumta…ka ardhur koha.

Fatkeqesisht rezultatet dhe shifrat e ketyre 3 vjeteve te punes ne bashki flasin ndryshe sa I perket punes qe ajo ben per uljen e nivelit te varfersi, dhe ketoqe permenda jane vetem njepjese e majes se ajsbergut.

Varferia eshte shume dimensionale. Nuk behet fjale vetem per para,por per cilesi te jeteses, per te mos folur pastaj per te drejten themelore te njeriut qe eshte e drejta per te jetuar. Nuk eshte e re te theksoj, se varferia e madhe ku ka hyre qyteit yne e rrezikon seriozisht kete te drejte themelore. Elbasani nuk eshte vetem bulevardi apo disa lokale luksoze. Elbasani I vertete  eshte elbasani I shumices se familjeve te cilet duhet te llogarisnin cdo muaj parate per elektrikun, parate per ujin ,per te mos permendur buken e gojes. Listat e shumepermenduara gjate fushates elektorale neper dyqanet e lagjeve, edhe mbas kaq koheshjane realitet. Jane dyfishuar dhe trefishuar. Ato mbeten premtim  I genjeshtert.

Megjithese duket se po punohet, ne bashkine e Elbasanit vazhdojne te ndodhin cudira te cilat tregojne te kunderten. Ajo ka nderprere te gjitha lejet e ndertimit me preteksin se duhet te perfundoi plani rregullues i qytetit.Fakt tjeter eshte rritja e 30-50% e cmimeve te materjaleve te ndertimit,sidomos e cimentos,per rrjedhoje kemi rritje te vleres se ndertimit,rritje te kostos se shitjeve dhe mungese te tregut.I vetmi qe gezohet ne kete drejtim eshte kryetari I tatim taksave se merr me shum TVSH dhe realizon planin.I demtuari eshte qytetari.

Fakti qe kemi nje rritje progresive te cmimeve duke filluar nga mallrat e konsumit te perditshem e sidomos ato ushqimore,rritje te cmimit te energjise elektrike k u rreth 500 familje nuk mund te paguajne,rritje te cmimit te ujit te pijeshem,rritje te karburanteve etj.qe perbejne nje problem shume te madh per qytetarin  I cili pervec papunesise duhet te perballet dhe mungesen e dritave dhe te ujit per paaftesi paguese.

Shume letra, strategji apo komitete ka krijuar bashkia, shume fonde ka mare per kete qellim por kush eshte rezultati? Gjendje reale flet vete.

Ne mbyllje,ne nuk mendojme se Bashkia  eshte vetem shperndarse e investimeve, ajo nuk eshte ndermarrje komunale, por eshte pergjegjese per gjendjen sociale dhe ekonomike pikerisht ketu  kontributi isaj duhet te jete maksimal.

Une nuk jam ketu per te treguar qe ne i  kemi gati vendet e punes per te gjithe, por per t’ju premtuar qe Ju do te jeni ata qe do te jeni pjese e punes sone ne drejtimin e qytetit. Kredoja jone nuk ka per te qqen asnjehere ajo e Partise Demokratike “E dua qytetin tim”,por “ne te gjithe e duam qytetin e te gjitheve ne”

Qazim Sejdini

 

27 Gusht

Levizja Socialiste per Integrim

 

Kllogjeri: do te dalim tė bashkuar nė zgjedhje

 

Gjatė paradites sė tė shtunės LSI  ka dalė nė njė konferencė pėr shtyp.Gjatė fjalės sė tij kryetari i LSI sė Elbasanit Bujar Kllogjeri ka theksuar se bashkėpunimi midis LSI-se dhe PS-sė deri tani ėshtė nė njė gjendje shume tė mirė duke shtuar se nė zgjedhjet lokale e majta do tė dalė e bashkuar . "Nuk ka asnjė dyshim qė do tė jemi tė bashkuar pėr tė fituar zgjedhjet, por kemi arritur bashkėpunim edhe pėr tė zgjedhur kandidatėt mė mire qė ka PS ose LSI pėr tė fituar bashkitė dhe komunat e qarkut tė Elbasanit", thekson Kllogjeri.

Ndėrkohė numri njė i LSI sė Elbasanit Dr. Bujar Kllogjeri ka theksuar edhe njehere se Bashkia e qytetit pėrvec meritave qė ka pėr pėrfundimin e disa rrugėve nė qytet qė duhen pėrshėndetur, nga ana e saj duhet tė nisė punėn pėr ndėrtimin e shtartit te pėrroit tė Zaranikės pasi dimri po afron dhe dhjetėra famije janė seriozisht tė rrezikuara. "Ka ardhur njė fond prej 40milion lekėsh, por qė deri tani askush nuk jep pėrgjigje se kur do tė nise puna", shton Kllogjeri.

Nga ana tjetėr kryetari i LSI ka pėrsėritur edhe njėherė ndėrhyrjen nė repartin e kirurgjinė se  Elbasanit si dhe ndėrtimin e tij nga e para dhe jo thjesht rikonstruksionin, gjė sipas tij duhet tė bėhet mėnjehere.

Gjithashtu LSI e Elbasanit i tėrheq vėmendje edhe Bashkise pėr mos mbledhjen e KKRT te bashkisė pėr rreth tre muaj. Sipas Kllogjerit duhet tė mblidhet urgjentisht KKRT e bashkisė dhe bashkia e qytetit duhet tė hedhė mė shume sytė nga qytetarėt dhe problemet e tyre. Nė fund LSI e Elbasanit ka mbėshtetur grevėn e furgonave 8+1 dhe pse te shtunen ajo ka pėrfunduar.

"Nuk duam qė Elbasanit ti shtohet sėrish papunėsia pas mbylljes sė Ferokromit dhe Uzines se tė Celikut"  thekson Kllogjeri .

 

Zaranika

Bashkia e qytetit pėrvec meritave qė ka pėr pėrfundimin e disa rrugėve nė qytet qė duhen pėrshėndetur, nga ana e saj duhet tė nisė punėn pėr ndėrtimin e shtartit te pėrroit tė Zaranikės pasi dimri po afron dhe dhjetėra famije janė seriozisht tė rrezikuara. "Ka ardhur njė fond prej 40 milion lekėsh, por qė deri tani askush nuk jep pėrgjigje se kur do tė nise puna", shton Kllogjeri.

 

 

 

 

KKRT-ja e bashkise

LSI e Elbasanit i tėrheq vėmendje edhe Bashkise pėr mos mbledhjen e KKRT te bashkisė pėr rreth tre muaj. Sipas Kllogjerit duhet tė mblidhet urgjentisht KKRT e bashkisė dhe bashkia e qytetit duhet tė hedhė mė shume sytė nga qytetarėt dhe problemet e tyre.

 

 

 

27 Gusht 2006

 

 

Rama ne Elbasan: jeni te lire te bashkepunoni me partite e majta

 

 

 

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka qene te premten ne Elbasan ne nje takim me socialistet dhe sindikalistet e qytetit. Ai e perkufizoi qeverine e Berishes si te paafte per te luftuar korrupsionin dhe akuzoi kryeministrin Berisha si njeriun qe e drejton kete rrjet. Sipas Rames Partia Socialiste nuk angazhohet vetem per te larguar Sali Berishen nga pushteti, por edhe per ti dhene fund tranzicionit sipas tij te sterzgjatur te Shqiperise.

Ne takimin qe u zhvillua ne kinema "Milenium" ndryshe nga shume here te tjera, merrnin pjese te gjithe deputetėt socialiste te Qarkut te Elbasanit si Namik Dokle, Bukurosh Stafa Durim Hushi, Ndricim Hysa, Valentina Leskaj e tj. Ra ne sy pjesemarrja ne kete takim edhe e kryetareve dhe perfasuesve te forcave politke te majta si LSI-, PSD-, Partia e Punes etj. Fjalen e hapjes e mbajti kryetari i partise socialiste per Bashkine e Elbasanit Qazim Sejdini. Me pas kryetari i PS-se Edi Rama foli perpara te pranishme per vizionin e tij per organizimin e jetes se mbrendshme te PS-se, per hapjen e saj ne raport me te gjithe mbeshtetesit e te majtes dhe per aleancat me forcat e majta. Ne fjalen e tij ai permendi edhe problemet sociale te qytetit te Elbasanit si numrin e te papuneve si edhe denoncoi politikat e mazhorances  ndaj fshatit. Gjate takimit i cili u zhvillua edhe ne formen e nje bashkebisedimi Rama  iu pergjigj edhe pyetjeve te te pranishmeve ne salle. Kur u pyet per aleancat e PS-se me partite e majta ai u pergjigj se ne nivele lokale socialistet, LSI-istet dhe partite e tjera te majta jane te lire te bashkepunojne dhe te krijojne aleanca para zgedhore dhe mbas zgjedhore lokale.

Edi Rama vinte ne kete takim mbas nje bisde te zhvilluar me sindikalistet e Elbasanit ku ai u shprehu atyre perkrahjen e PS-se per levizjen sindikaliste dhe u premtoi per nje perfshirje te mendimit sindikalist ne programin e Partise Socialiste.

 

 

per bashkepunimin;

 

Edi Rama

 

Kur u pyet per aleancat e PS-se me partite e majta ai u pergjigj se ne nivele lokale socialistet, LSI-istet dhe partite e tjera te majta jane te lire te bashkepunojne dhe te krijojne aleanca para zgedhore dhe mbas zgjedhore lokale.

 

Qazim Sejdini

 

Une pershendes dhe nenshkrimin e protokollit te marrveshjes me partite e majta. Se bashku jemi shume me te forte. Te jeni te sigurt edhe per kete arsye PS e Elbasanit do te arrijė te dale fituese ne zgjedhjet e afėrta te pushtetit vendor

 

 

 

 

Festojnė 1 Qershorin

________________________________________

 

Mimoza hasekiu dhe Liri Berisha me jetimet e "Oreve Fatlume"

 

 

"Kristal dhe "Elbasan due" dhurojnė pėr jetimėt

 

 

Tė shtunėn23 fėmijėt e Shtėpisė sė Fėmijės Orėt Fatlume, kanė festuar ditėn e 1 Qershorit, festėn e tyre. Ata patėn mundėsi tė organizojnė njė koncert festiv me kėngė dhe valle, si dhe tė marrin dhurata nga mė tė ndryshmet. Ka qenė pikėrisht dėshira e znj. Liri Berisha qė  nė festė tė jetė e pranishme sė bashku me shumė zonja tė tjera tė cilat kanė shprehur kėnaqėsi tė jenė protagoniste nė kėtė ditė. Znj Berisha ėshtė shoqėruar nga zonja e ambasadorit kinez tė akredituar nė Shqipėri znj. Hė Xiaojuan, zonja e zv.ambasadorit tė Komunitetit Europian nė Shqipėri Thane Byng Nelson, si dhe zonjat e disa prej biznesmenėve tė cilėt ushtrojnė aktivitetin e tyre nė Elbasan sic janė '"Kristal', dhe "Elbasan Due", tė cilat kanė ofruar dhurata tė ndryshme pėr fėmijėt jetimė tė kėsaj shtėpie, si dhe prefektja e qarkut tė Elbasanit znj. Mimoza Hasekiu. Nė fjalėn e saj znj. Berisha u shpreh se "jemi tė ftuar sot nga fėmijėt e kėtij insitucioni pėr tė kaluar njė ditė bashkė ndryshe nga ditėt e tjera".Menaxhimi i mirė i kėsaj qendre ka sensibilizuar disa zonja nga qyteti i Elbasanit pėr tė kontribuar edhe ato pėr problemet qė kjo shtėpi ka. Njė ditė, dashuri dhe pėrkushtim ėshtė shumė pak pėr tė kontribuar nė jetėn e kėtyre fėmijėve. Nga kjo vizitė nė kėtė shtėpi jetimesh nė Elbasan znj Berisha ka marrė shkas qė ti bėjė thirrje parlamentit shqiptar, institucioneve shtetėrore, OJF - vee  mbarė opinionit shqiptar qė tė jenė mė sensibėl dhe mė tė vėmėndshėm ndaj kėsaj shtrese tepėr tė brishtė e cila kėrkon tė integrohet nė jetė njėsoj si fėmijėt e tjerė tė cilėt e kanė privilegjin pėr tė pasur njė familje. Nė kėtė shtėpi fėmijėsh vijoi znj Berisha jepet shumė dashuri, ngrohtėsi pėr jetėn, pėr punėn dhe kėta fėmijė janė tė qartė qė i mungon dicka. Znj Berisha nuk la pa pėrmendur edhe pėrkushtimin e motrave dhe personelit tė kėsaj shtėpie pėr ti bėrė tė aftė kėta fėmijė qė tė hynė nė rrugėn e jetės me dinjitet dhe personalitet.Znj Berisha ka falenderuar personelin si dhe zonjat tė cilėt dhanė kontributin e tyre, dhe uroi qė ky kontribut dhe kjo vizitė tė mos jetė e fundit. Njė pėrshėndetje tė vecantė znj Berisha e ka dhėnė pėr zonjėn e ambasadorit kinez, dhe pėr znj e zv. ambasadorit tė Komunitetit Europian tė cilat shprehėn gadishmėrinė dhe dėshirėn e tyre pėr tė vizituar kėtė institucion.

Ndėrkaq Prefektja e Qarkut Mimoza Hasekiu shprehu kėnaqėsinė pėr institucionin qė ajo drejton qė me rastin e 1 Qershorit festės sė fėmijėve ta kalojė njė ditė nė kėtė shtėpi.

Firma "Kristal" dhe "Elbasan Due" i kanė dhuruar kėsaj shtėpie fėmije tė gjithė produktet ushqimore deri nė fund tė vitit..Prefektja Hasekiu ka gjetur rastin tė falenderojė kėto zonja pėr kontributin e dhėnė.

Motra  Almuth e cila kujdeset pėr kėta fėmijė u shpreh se i ėshtė mirėnjohėse kėtyre zonjave tė cilat menduan pėr kėta fėmijė. Shtėpia e Fėmijės "Orėt Fatlume" jeton me donacione tė ardhura nga Gjermania. Motra Almuth u shpreh se "ne perpiqemi qe te bejme maksimalen per keta femije, te cilet jane jetim, ose te braktisur nga familjet e tyre". Ajo nuk la pa permendur dhe probelemet qe has kjo shtepi, sic jane cmimet e konsumit te cilat jane rritur. Por, nje nga shqetesimet me problematike per te ishte kostoja e larte e enrgjise elektrike. Ne- tha ajo- kemi kerkuar nga perfaqsuesit e Bashkise Elbasan qe te ulin sadopak cmimin e energjise elektrike, por qe deri tani kjo kerkese e jona vazhdon te mbetet e hapur, pasi deri tani nuk eshte bere asgje.

 

Miranda Sadiku

 

 

Dt. 1 Maj

 

Eksluzive per gazeten “Skampa”: Dr. Ajan Starova

 

 

Vetėm parajsat qiellore janė hapėsira ku vetėm gėzohet e bėhet qejf

 

 

...Nėse integrimi nė Bashkimin Europian vėshtrohet si parajsė ky nuk ėshtė faji i vetė integrimit por i njerėzve apo analistėve qė e servirin si tė tillė. Vetėm parajsat qiellore janė hapėsira ku vetėm gėzohet e bėhet qejf. Nė parajsat tokėsore janė tė bashkėrenduara puna e qejfi ose pėrfitimet, detyrimet dhe tė drejtat, kostoja e pėrfitimet...

 

 

 “Skampa”:    Si e gjykoni situatėn nė parlamentin shqiptar kur pėrshtypja e krijuar nė media ėshtė ajo e njė situate konfliktuale dhe qė po pengon ecurinė normale te shtetit?

 

A.Starova:      Gjendja nė Kuvend ėshtė disi e acaruar pėr shkak tė nevojės qė ka vendi e detyrimit pėrparėsor qė ndjen shumica jonė qeverisėse pėr tė ndryshuar Kryeprokurorin e Shqipėrisė pėr shkak tė krijimit tė njė gjendjeje tė tejzgjatur tė njė paralize tė kėtij institucioni tė akuzės sidomos nė lidhje me luftėn kundėr krimit e korrupsionit tė tė gjithė piramidės sė administratės shtetėrore qė trashėguam prej qeverisjes sė mėparėshme. Ėshtė e domosdoshme tė zgjidhim kontradiktėn qė ėshtė krijuar ndėrmjet nevojės kombėtare e ndėrkombėtare pėr ērrėnjosjen e korrupsionit e krimit nė piramidėn shtetėrore dhe paaftėsisė sė Prokurorisė sė Pėrgjithshme pėr ta realizuar kėtė mision. Prandaj, kjo nuk ėshtė gjendje anormale qė pengon ecjen e shtetit por gjendje normale debatesh e kontradiktash pėr tė zgjidhur njė ēėshtje themelore tė lidhur ngushtė me tė ardhmen e njerėzve dhe integrimin e vendit tė tyre nė strukturat europatlantike. Thelbi i faktit qė ka njė debat nė Kuvend ėshtė sepse njė pjesė e deputetėve tė partisė socialiste janė nė konflikt tė drejtpėrdrejtė ose tė tėrthortė interesi me luftėn kundėr krimit e korrupsionit pėr shkak tė faktit qė ajo hap rrugėn pėr zbatimin e shtetit ligjor duke vendosur pėrpara pėrgjegjėsisė ligjore ata vetė ose drejtues tė ndryshėm tė partisė sė tyre qė qeveriste deri gjashtė-shtatė muaj mė parė. 

 

“Skampa”       Si e gjykoni politikėn e jashtme tė qeverisė shqiptare duke ju referuar zėrave se ajo nuk po ecėn ashtu siē duhet dhe nė marrėdhenie me Sh.B.A-tė dhe BE-nė qeveria po humb besimin dhe mbėshtetjen e tyre?

 

Arjan Starova:            Kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė. E kundėrta ėshtė e vėrtetė. Fakti qė asnjėherė nuk ka qeverisje tė pėrkryer nuk duhet pėrkthyer sipas mesazhit tė thashethemnajave gazetareske tė modės shqiptare qė nė fund tė fundit duket qartė se vijnė prej burimeve politike partiake opozitare.

 

“Skampa”:     Flitet pėr integrimin nė Europė si pėr njė farė parajse qė do i vijė Shqipėrisė pas kėsaj. Ē’mendoni pėr koston qė duhet tė paguajė populli shqiptar lidhur me kėtė proces?

 

Arjan Starova:            Nėse integrimi nė Bashkimin Europian vėshtrohet si parajsė ky nuk ėshtė faji i vetė integrimit por i njerėzve apo analistėve qė e servirin si tė tillė. Vetėm parajsat qiellore janė hapėsira ku vetėm gėzohet e bėhet qejf. Nė parajsat tokėsore janė tė bashkėrenduara puna e qejfi ose pėrfitimet, detyrimet dhe tė drejtat, kostoja e pėrfitimet. Edhe futja nė BE nuk ka fuqi t’i ndajė kėto dy anė tė jetės shoqėrore. Ajo qė pėrfiton Shqipėria nga integrimi europian ėshtė mundėsia pėr tė pasur mė shumė investime e tė ardhura prej tregut ekonomik europian tė gjithėfarshėm qė prej mallrave tė jetesės sė pėrditėshme deri te ato tė konsumit tė lartė intelektual e shpirtėror. Megjithatė pėr t’u futur nė kėtė treg duhet tė kesh pėr tė blerė e mė parė ende duhet tė kesh edhe ē’tė japėsh. Qė tė ofrosh diēka duhet tė prodhosh edhe vetė si vend. Kjo ėshtė kostoja, por kjo ėshtė normale sepse nuk mund tė ketė shoqėri qė tė mund tė jetojė pa punuar. Megjithatė, kostoja e vėrtetė e shqiptarėve ėshtė se atyre do t’u duhet tė kapin kohėn e humbur e tė priren gjithnjė e mė shumė pas teknologjive tė reja prodhuese me frytshmėri tė lartė me qėllim qė t’i shpėtojnė goditjes sė konkurrencės nga prodhimet e pėrparuara europiane. Kjo ėshtė njė sfidė qė sa mė shpejt ta pėrballim aq mė mirė ėshtė, sepse rrugė tjetėr drejt njė tė ardhmje mė tė pėrparuar nuk ka. Tė mendosh ndryshe, do tė thotė tė kthehesh prapa, tė izolohesh, tė jetosh me standarde jetese tė vjetėruara, qė sidoqoftė do tė dėshtojnė. Pra, integrimi europian ėshtė rrjedhė normale e njė zhvillimi normal shoqėror europian. Kostoja pėr tė cilėn flasim ėshtė paguar nga tė gjithė popujt dhe shqiptarėt nuk ka pse tė jenė ndryshe. Kjo kosto ėshtė pėrfshirė brenda atyre qė quhen kritere tė integrimit europian tė cilat Shqipėria duhet t’i plotėsoje pėrpara se tė anėtarėsohet nė Bashkimin Europian.     

 

“Skampa”       Ēėshtja e statusit tė Kosovės ėshtė nė pėrfundim. Po kėshtu ka zhvillime edhe nė Maqedoni dhe Mal tė Zi. Si mendoni se mund tė ndikojė Tirana zyrtare nė ecurinė pozitive tė kėtyre zhvillimeve?

 

Arjan Starova:            Tirana zyrtare mund tė ndikojė nė kėto zhvillime vetėm duke u pėrkujdesur qė tė respektohen e pėrkrahen zhvillimet normale nė secilin prej kėtyre vendeve. Kjo do tė thotė, ndjekje me vėmendje tė veēantė e ngjarjeve rajonale, vlerėsim i tyre nė pėrputhje me zhvillimet e sotme botėrore e me dokumentet ndėrkombėtare, pėrpjekje diplomatike pėr tė shpjeguar e lobuar nė lidhje me interesat e saj e tė rajonit tonė. Nuk ka pėrse tė fshihet as nga politika jonė e jashtme as nga diplomacia se zhvillim normal pėr Kosovėn ėshtė shpallja sa mė e shpejtė e pavarėsisė sė saj, pėr Malin e Zi, repsektimi i rezultateve tė pamanipuluara tė referendumit pėr pavarėsinė tė muajit tė ardhėm tė majit, pėr Maqedoninė, shndėrrimi sa mė shpejt nė pėrputhje me Marrėveshjen e Ohrit i qytetarėve shqiptarė si qytetarė me tė drejta tė barabarta me maqedonasit.   

 

“Skampa”:     Flitet pėr njė krizė brenda shumicės dhe koalicionit qeverisės. Cili do tė jetė pozicioni juaj nė raport me ēėshtje madhore qė mund tė kerkojnė qėndrim tė qartė ndaj Partisė Demokratike?

 

Arjan Starova:            Pėr partinė Bashkimi Liberal Demokrat qėndrimet kanė qenė gjithnjė tė qarta e nėse ato nuk i ka vėnė re njeri kjo nuk do tė thotė se tė mbash qėndrime tė tilla pėr ne pėrbėn ndonjė problem. Arėsyeja e qendrimeve tė tilla ėshtė se, si parti e vogėl, neve qė e drejtojmė atė na ėshtė dashur tė mbėshtetemi mė shumė nė vlerat tona morale e intelektuale sesa te forca e parasė ose e lojės pragmatike me interesat e njerėzve qė janė pas nesh. Duke qenė kėshtu, mendimet tona janė shprehur gjithnjė qartė, pavarėsisht se ato nė shumicėn dėrrmuese tė rasteve kanė qenė tė detyruara t’u nėnshtrohen interesave tė koalicionit me Partinė Demokratike ku kemi bėrė vazhdimisht pjesė.

Nė lidhje me krizėn qeveritare pėr tė cilėn flisni, unė nuk mendoj se kemi krizė. Nuk ekzistojnė tregues tė krizės qeveritare, tė paktėn tani. Qeveria ėshtė nė gjendje tė miratojė ligje nė parlament, ka marrė vlerėsime tė mira brenda e jashtė vendit, ėshtė tejet e pėrkushtuar pėr punė dhe janė arritur shumė suksese vetėm nė kėto shtatė muaj qeverisje. Ēėshtje madhore e qeverisjes sonė dhe e Partisė Demokratike si forca politike kryesore e saj ėshtė tani ēlirimi i shtetit prej korrupsionit e krimit tė organizuar tė lidhur me politikė dhe qėndrimi ynė mbėshtetės ka qenė i qartė e i palėkundur.